21Nje gol ne minutat e fundit te ndeshjes I shenuar nga sulmuesi bjellorus Korlinenko e vuri nen presion Spanjen, te ciles iu desh te tregohej teper e kujdesshme qe te mos rrezikonte fitoren ne nje sfide qe ne leter konsiderohej e lehte per kampionet ne fuqi te Botes dhe Europes. Ne konferencen per shtyp pas ndeshjes, trajneri i La Rohas, Visente Del Boske, e pranoi se skuadra e tij e komplikoi suksesin, por gjithsesi me shume rendesi kane tri piket.

“Finlanda, Bjellorusia dhe Gjeorgjia jane shume te ngjashme me njera-tjetren. Me duhet ta pranoj qe nuk ishim aspak te qete deri ne momentin e shenimit te golit. Por ne edhe pse kaluam ne avantazh te dyfishte, serish I komplikuam gjerat me pesimin e golit ne fund te takimit. Sigurisht qe nuk ishte nje situate e mire, por e rendesishme eshte qe beme nje hap te madh per te siguruar kualifikimin direkt ne Brazil 2014”.

Nga ana tij, autori I golit te pare te sfides, Xavi Hernandez, e pranoi se Spanja toleroi me shume se c’duhet edhe pse nuk kishte siguruar nje avantazh te thelle, qe nuk do ta rrezikonte fitoren. Mesfushori I Barcelones gjithsesi u dha me shume rendesi tri pikeve te fituara ndaj Bjellorusise, qe japin garanci per kualifkimin direkt ne Boteror.