1italia iran mondiali

Kampionet e Azise ne dy edicionet e fundit i dhane nje leksion skuadres se kalter, qe duhet thene se nuk eshte ajo e viteve te shkuara. Tre here kampionet e Botes te drejtuar nga Mauro Berruto vuajten shume lojen e iranianeve, qe ne setin e pare fituan me lehtesi me rezultatin 25-16 duke pasur te Ghafour lojtarin e tyre me te mire, qe e mbylli me 6 pike ne total, fale dhe pasimeve te sakta te organizatorit Marouf. Ne setin e dyte, Italia me ne fund e beri murin e saj funksional duke fituar 25-23. Ne setin e trete, iranianet luajne vazhdimisht ne sulm dhe me shifrat 20-20, trajneri Kovac ben levizjen fituese, duke kryer nje zevendesim te dyfishte me Mahdavin qe shenon tre pike radhazi duke i dhene suksesin 25-21 te tijve dhe kryesimin me sete 2-1. Ne te katertin, Italia e nis mire duke kaluar perpara por Irani arrin te bllokoje zhytesit e kaltert duke fituar ne fund 25-22. Fillim me te mbare nuk mund te kishte per iranianet ndersa Italia te marten do te perballet me Francen, ne nje ndeshe akoma dhe me te veshtire se ajo me aziatiket.

unionbank