Snap-2013-01-15-at-10.26.23Per Graph Search ju kemi folur disa dite me pare. Mjeti me i ri i kerkimit eshte ne gjendje t'ju mundesoje gjetjen e cfaredo gjeje qe ju vjen ne mend.

Ne te vertete ky funksion eshte menduar qe t'i ofroje perdoruesve te kerkojne gjera qe i interesojne rreth miqve te tyre, fotografi te shkrepura gjate ndonje eventi qe nu keni pasur kohe t'i ruani dhe nuk gjenden tek miqte tuaj, por qe e dini se diku duhet te jene.

Po, por Facebook ka pasur dhe nje rol te rendesishem ne nje fushe tjeter, te bashkimit. Nuk jane te paket miqte qe i keni shtuar prej pak kohesh, fale rrjetit social dhe qe keni nisur nje lidhje.

Tani, me Graph, ky tip sherbimi 'dating' do te behet dhe me i thjeshte, per ata qe do dine te kerkojne do te mesojne shume gjera te nje niveli me te larte fale ketij funksioni. Sipas eksperteve te fushes, te paret qe do te perfitojne per te gjuajtur 'pre' te reja, jane meshkujt beqare, per te mos folur pastaj per ata te deshperuarit.

Me funksionin e ri te Graph do te kene ne dispozicion shume material. Me ane te mesazheve ne kohe reale do te keni mundesi te shihni kush eshte online dhe Poke do t'ju mundesoje t'i dergoni ndonje shenje dikujt qe ju intereson.

Ne SHBA tregu i takimeve shkon me shume se 2,1 miliard dollare sipas vleresimeve te vitit te kaluar. Nje treg qe has shume rrezik, por tashme do te kete nje funksion falas ne dispozicion.