belgjike-skociBelgjika duket se ka rilindur ne keto kualifikuese, teksa kerkon t’i jape fund pritjes 10 vjecare pa marre pjese ne ndonje Boteror qe nga ai i Kore-Japoni ne vitin 2002. Dries Mertens do te vazhdoje te kerkoje nje vend ne formacionin e pare te Belgjikes, por Marc Wilmots mund te mbaje te njejtin rreshtim, i cili mposhti 3-0 Serbine ne transferte. Kevin de Bryne shkelqeu ne ate ndeshje dhe ka shume gjasa qe te jete serish ne vendin e tij, nderkohe qe Christian Benteke do te jete ne sulm ne vend te Romelu Lukakut.
 
Marouna Fellaini eshte gjithashtu i demtuar dhe Simon Mignolet pritet qe te startoje ne porte ne mungese te Thibaut Courtois duke u vene perballe Steven Fletcherit, te cilin e ka shok skuadre tek Sunderland. Skocia vjen ne kete sfide pa Scott Broen, i cili u demtua ne ndeshjen ndaj Uellsit, te cilet skocezet e humben 2-1. Don Cowie eshte rikthyer ne skuader, por Charlie Adam pritet te startoje ne vend te tij se bashku me Darren Fletcher. James Forrest, nga ana tjeter eshte i demtuar dhe nuk mundi dot te rikuperohej per sfiden e sotme ne Bruksel. Jordan Rhodes dhe Robert Snodgrass jane terhequr tashme nga skuadra dhe Steven Naismith eshte i pezulluar.
 
Belgjika ka qe ne vitin 2002 qe nuk kualifikohet ne nje kompeticion madhor, por momentalisht gjendet ne krye te grupit A, pasi ka grumbulluar plot 7 pike ne tre ndeshjet e para. Belgjika ka 10 lojtare ne perfaqesuesen e saj qe aktivizohen ne Premier League, ku vetem 8 prej tyre luajten ne ndeshjen e se premtes ndaj Serbise. Timmy Simons, i cili luan per Nurnberg, eshte lojtari qe ka me shume ndeshje me perfaqesuesen e Belgjikes, teksa ka luajtur 91 ndeshje deri me tani. Ai nuk u aktivizua ne ndeshjen ndaj Serbise diten e premte ne Beograd. Skocia do te perfundoje ne fundin e tabeles se grupit nese humb sot ne Bruksel dhe nese Maqedonia shmang nje humbje ndaj Serbise. Humbja e se premtes ndaj Uellsin ka bete qe skuadra e Craig Levein te jete Skocia me e dobet ne 58 vitet e fundit sipas statistikave. 
 
Formacionet e mundshme
Belgjika (4-2-3-1): Courtois; Aldereeireld, Kompany, Vermaelen, Vertonghen; Witsel, Dembele; Chadli, De Bruyne, Hazard; Benteke
Skocia: (4-4-1-1): McGregor; Hutton, Berra, Caldwell, Fox; Maloney, D Fletcher, Adam, Commons; Morrison; S Fletcher
 

Koeficientet e takimit ne Eccobet.com jane:

Belgjike  1.40    Barazim  4.10    Skoci  7.50

Per te vendosur bast per ekipin fitues REGJISTROHU TANI ne Eccobet.com. Mund te luash Online nga kompjuteri yt. Bonus deri ne 20%.

unionbank

baner-web-ia