de-biasiNumri 1 i stolit kuqezi ka dhene nje interviste per gazeten zvicerane “Neuer Zurcher Zeitung”, ku tregon arsyet perse zgjodhi Shqiperine
 
Zeitung”, duke treguar gjithcka, nga jeta e tij si trajner ne Itali dhe deri tek arsyet se perse ai zgjodhi te drejtoje Shqiperine. Italiani ka folur edhe per ndryshimet qe ekzistojne midis Shqiperise dhe Zvicres, por dhe per endrren e tij per ta cuar vendin tone ne eliten e futbollit Boteror, pra ne Kampionatin Boteror. “Nuk kemi pse mos te enderrojme’. 
Kuqezinjte e fituan takimin e pare 3-1 ndaj Qipros dhe kryesojne grupin E, me tri pike, po aq sa Zvicra dhe Islanda, te cilat fituan respektivisht me Sllovenine dhe Norvegjine. Ndeshja kunder Zvicres eshte shume e “nxehte”, kjo dhe per faktin se ne radhet e skuadres se drejtuar nga Otmar Hitzfeld jane pese shqiptare: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi. 
 
De Biasi, Shqiperia e fitoi ndeshjen ndaj Qipros vetem ne minutat e fundit. Sa i veshtire ishte starti ne kualifikueset e Kampionatit Boteror?
Ne e dinim, qe fillimi ne stadiumin tend do te ishte paksa i veshtire. Por, ne luajtem shume te vendosur, ia dolem te fitonin dhe ta meritonim ate fitore.
 
A ka me shume besim para ndeshjes se neserme (sotme), kunder nje prej favoriteve te grupit, sic eshte Zvicra?
Ne kundershtim nga ne, Zvicra arriti nje fitore te rendesishme kunder nje prej kundershtareve me te forte. Te fitosh ne Slloveni, duhet te kesh bere nje loje te mire. Zvicra, Sllovenia dhe Norvegjia, jane sipas kesaj radhe, edhe favoritet per fitimin e grupit. Nese, Shqiperia do te renditet e katerta, atehere ky do te jete nje rezultat i mire.
 
Si mund ta imagjinoje dikush jeten tuaj si trajner i Shqiperise?
Une kam levizur shume ne Europe me stafin tim prej pese vetash. Ne perpiqemi, aq sa eshte e mundur te vezhgojme dhe te gjykojme te gjithe lojtaret tane. Kam udhetuar ne Itali, Gjermani, Suedi, por dhe ne Ukraine, Zvicer, dhe po keshtu, edhe ne Iran dhe Azerbajxhan. Kjo eshte e kushtueshme dhe e komplikuar. Une jetoj ne Koneljano, ne Verilindje te Italise dhe udhetoj drejt Shqiperise, kur une punoj per Federaten apo ndjek ndeshjet, sic ishin ato kualifikuese te Liges se Kampioneve dhe te Liges se Evropes. Te tre klubet e perfshira, Flamurtari, Tirana dhe Skenderbeu u eliminuan ne turin e pare.
 
Atehere kjo nuk flet per mire per realitetin e futbollit shqiptar, apo jo?
Ky eshte realiteti. Kultura e futbollit shqiptar ka ende nevoje te zhvillohet. Ne lidhje me organizimin, disiplinen dhe njohjet, ne italianet mund te sjellim shume ne Shqiperi. Me stafin tim une drejtoj dhe kurset per trajnere.
 
Ju mund t’i mesoni edhe shume gjera baze, apo jo?
Levizja eshte nje gje krejt e re dhe ne po perpiqemi te zhvillojme ate. Shume shqiptare kane emigruar pas viteve ‘90, dhe shume talente kane lindur jashte dhe jane shume interesant per Kombetaren.
 
Shume vendosin per atdheun e tyre te ri, si Xhaka apo Shaqiri. Sa te veshtire e ben kjo punen tuaj?
Ne kemi shume lojtare te mire, te cilet luajne per federata te tjera. Me vjen keq per kete, por nga ana tjeter me duhet ta pranoj.
 
Nga vendet e Ballkanit po vijne gjithmone e me shume lojtare te mire. Si eshte e mundur?
Talentet e jashtezakonshme vijne shpesh nga rajonet e varfra. 
 
Por, perse keshtu?
Pasi menyra e vetme per te kaluar kohen eshte qe te luajne me top, i cili kushton pak dhe me 22 femije mund te organizosh nje loje. Per momentin Shqiperia nuk ka ndonje lojtar surprize, por shume lojtare te mire.
 
Talente mund te kete edhe ne kampionatin shqiptare, qe ka nje mesatare moshe te ulet, apo jo?
Por, i ulet eshte dhe kualiteti i kampionatit. Njerezit jane te cmendur pas Serise A italiane. Kampionatin e tyre nuk e ndjekin shume. Por, per ekipin Kombetar tregojne shume pasion. Ndoshta, nje e treta e stadiumit te Lucernit kunder Zvicres do te jete zene nga fansat tane, dhe sigurisht do te bejne me shume se zviceranet.
 
Cfare u mungon futbollisteve shqiptare?
Disiplina taktike. Lojtaret mund ta lene veten pre te entuziazmit dhe duhet frenuar kjo. Ne kete aspekt, ne duhet te bejme perparime, duke ruajtur shpirtin luftarak dhe disiplinen.
 
Na jepni nje gjykim per punen e moshave te Zvicres?
Pa dyshim qe ka shume lojtare te mire si dhe zgjedhje. Pa nje organizim te mire, nuk vjen asgje. Zviceranet jane zvicerane dhe per kete dhe ne kete fushe jane organizuar ne menyre te shkelqyer.
 
A mund te sherbeje ky model edhe per nje vend si Shqiperia?
Neve na mungon infrastruktura. Fushat jane gri. Stadiumi Kombetar eshte i viteve ‘40. Ne Zvicer eshte gjithcka ndryshe.
 
Cili mund te jete objektivi i ekipit shqiptar?
Kurre mos te heqesh dore nga nje enderr. Kur une mora Modenen ne Serine C1, ajo ishte ne vendin e parafundit. Ne e shpetuam veten, dhe nje vit me pas u ngjitem ne Serine B, dhe kete gje e beme edhe ne vitin e ardhshem kur u ngjitem ne Serine A dhe qendruam atje. Edhe tani, une deshiroj te arrij te pamunduren. Ndonjehere edhe e arrin ate, ndoshta ne gjysmevitin e ardhshem.
 
Si eshte e mundur qe nje trajner i njohur i Serise A pranon nje pune ne Shqiperi?
Eshte nje hap i pare ne zanatin, qe une ne dhjete vitet e ardhshme do te me pelqente te beja. Te jesh trajneri i nje ekipi Kombetar eshte nje miks midis trajnerit dhe menaxherit. Kete drejtim une e kam pasur gjithmone. Diku duhet ta filloja. Edhe karriera ime si trajner ekipesh filloi ne Serine C2. Megjithate, une arrita deri ne Serine A.
 
Sa e veshtire eshte jeta e nje trajneri ne Itali?
Te trajnoj eshte per mua me e thjeshta ne bote. E veshtira eshte, te mbijetosh ne nje ambient, me te cilet duhet te levizesh shume njerez, te cilet nuk kane te bejne aspak me futbollin.
 
Cfare do te thoni me kete?
Menaxheret e kane merkaton ne kontrollin e tyre. Ata vendosin per “jeten” dhe “vdekjen” e lojtareve dhe trajnereve. Une nuk kam pasur kurre nje menaxher. Kjo me ka dhene shume shanse.
 
Ju keni jetuar edhe gjera absurde. Me Torinon ju u ngjitet ne Serine A, por megjithate ju u shkarkuat para fillimit te sezonit te ri...
Por, 13 jave nga fundi i kampionatit ata me moren serish, pasi ata ishin ne gjendje te veshtire dhe ne arritem te mbijetonim. Ne Torino une kam shkuar kater here dhe kam ikur tri here, apo jam i rikthyer.
 
Cfare do te thote sot te jesh trajner?
Me vjen ndermend menjehere nje bast. Flitet per “projekte”, por te lejojne te zgjase vetem nje fundjave. Nese humbet per here te dyte, atehere te nxjerrin nga dritarja. 
 
A ka kjo logjike? 
Une doja te ikja nga ky futboll, qe mua me ben per te vjelle. Mua me pelqen e thjeshta, e pastra. Une dua te jem atje, ku une mund te bej punen time dhe per te cilen paguhem.
 
A eshte Shqiperia nje rast i tille?
Me jeten time dhe me pervojen time nga Seria A, une jam bere shume i vlefshem ne Shqiperi. Madje dhe ne Spanje, te Levante, une e perjetova, qe atje mbizoteronte nje tjeter qendrim ndaj trajnerit. Ne Itali, trajneri eshte goma e peste e makines, pasi lojtaret kane shume fuqi. Ata bejne si te duan, vendosin nese do te bejne stervitje apo jo. Askund nuk ka aq shume lojtare te ashtuquajtur fantastike sa ne Itali.
 
Cfare pervoje keni ju si trajner per dy lojtaret zvicerane, Xhemajlin ne Torino dhe Inlerin te Udineze?
Qe te dy jane lojtare fantastike. Xhemajlin e kam sjelle une nga Boltoni ne Torino. Inleri i ka gjithcka: fizikun, kualitetin, saktesine. Ai flet pak, eshte i sjellshem. Si kapiteni i ekipit Kombetar ai ka tani me shume vetebesim. Ai eshte e ardhmja e ekipit zviceran.
 
Motivues me pervoje
Italiani 56-vjecar Gianni De Biasi u be trajneri i Shqiperise dhjetorin e kaluar. Ne fillim te karrieres se tij si futbollist, ai dallua per talentin e tij, ku mesfushori 19-vjecar ne vitin 1975 ishte te Interi, nje aventure qe nuk zgjati shume, nderkohe qe gjate dhjeteve te tij luajti per Peskaren, Breshian, Palermon dhe Vicencen ne Serine A dhe B. Ai u be i njohur si trajner me Modenen, skuader te cilen ne harkun e dy viteve e coi nga Seria C1 ne Serine A te kampionatit italian. Edhe Torinon, De Biasi arriti ta ngjise ne elite dhe ia doli dy here te mbijetoje. Torinon, Breshian dhe Udinezen ai ka lene disa here ne mes te kampionatit. “De Biazi eshte nje motivues me mentalitet fitues”, tha Gokhan Inler, i cili ka qene nen urdhrat e De Biasit te Udineze. 
De Biazi jeton ne Veri te Italise dhe eshte nje ekspert i Liges se Kampioneve per grupin e njohur televiziv, Mediaset, te Silvio Berluskonit. Me Federaten Shqiptare te Futbollit ka nje kontrate qe i skadon ne vitin 2013.

unionbank

baner-web-ia