shqiperi-1-1-norvegji

Shqiperia dhuron emocion dhe shprese ne "Qemal Stafa"

Shqiperise i mohohet kryesimi i klasifikimit te grupit E, nga goli i vone i barazimit ng Norvegjia. Goli i Hoglit, ne minuten e 87-te, prishi festen e tifozeve shqiptare, te cilet kishin mbushur si asnjehere shkallet e stadiumit “Qemal Stafa” dhe ishin pergatitur per nje fitore te dyte ndaj Norvegjise.

Nje leshim dhe shperqendrim i taneve, gjate minutave te fundit, beri qe perfaqesuesja nordike te barazoje 1-1 dhe te ike me nje pike nga Shqiperia. Por, pavaresisht rezultatit, loja e mire e djemve te rinj te De Biazit ka marre duatrokitjet e tifozeve kuqezi, ne fundin e ndeshjes.

Tanet treguan ambiciet e tyre per fitore, qe nga minuta e pare, por njehere Salihi dhe njehere Mavraj nuk arrijten te ngrejne peshe tifozet. Norvegjezet tentuan te reagojne me topa te gjate, por fatmiresisht porta jone mbeti e paprekur.

Ne minuten e 41-te, Valdet Rama zhbollokon rezultatin pas nje aksioni perfekt individual, nga krahu i majte. (Shikoni Videon)

Edhe ne pjesen e dyte tanet rrezikuan serish me Salihin, por gjuatja e tij u hoq me majat e gishtave nga portieri norvegjez. Kombetarja jone krijoi me shume volum loje, nderkohe qe kundershtari tentoi te rrezikoje me topa te gjate. Ne dy raste, Berisha i Norvegjise tregohet i pasakte para Berishes se portes tone. Para kesaj sfide te rendesishme, FSHF u kishte organizuar nje ceremoni Altin Lales dhe Ervin Skeles, te cilet i dhane zyrtarisht lamtumiren futbollit te luajtur me kombetaren tone.

Gjithsesi rezultati 1-1 e ngjit Shqiperine ne vendin e dyte ne kuoten e 10 pikeve ne grupin E te eliminatoreve te Boterorit “Brazil 2014". Zvicra kryeson grupin me 1 pike me shume, por nje ndeshje me pak se ne; ndersa lajme te mira vijne nga Islanda e cila humbi ne shtepi ndaj Sllovenise me rezultatin 2-4.(Shikoni Videon)