RSS

Klubit i basketbollit, “BSK Junior” nga Bujanoci, aty ku bashkejetojne shqiptaret e serbet

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

bsk-juniorNe jug te Serbise, ku jetojne shqiptaret, ekzistojne edhe shembuj pozitive te bashkepunimit. Ne nje klub basketbolli nga Bujanoci te rinjte e kombeve te ndryshme kane shpresa per sukses. Ia hedhin njeri-tjetrit topin, jo per te pare levizjen e tjetrit si kundershtar, por per te shenuar bashke. 
 
Lojtaret e rinj te klubit te basketbollit “BSK Junior” nga Bujanoci, ku jetojne shumica shqiptare, serbet dhe romet kane shpresa per te qene ne krye te liges se pare te Serbise ne basketboll. 
 
Kane arritur te hyjne ne kete gare ne sezonin e kaluar dhe tani jane shoke, ndonese klubi fillimisht ka pasur vetem serbe. Ky eshte ekipi i vetem shumetnik ne luginen me mjaft tensione politike. 
 
 “Une stervitem prej gjashte vitesh dhe çdo dite shoqerohem me shqiptaret. Ushtrimet na shkojne mire. Nuk kemi probleme per t’u shoqeruar me njeri-tjetrin”, shprehet Danijel Idic, njeri prej lojtareve serb. 
 
“Eshte kenaqesi te jem pjese e nje ekipi te tille. Qe nga fillimi kur kam ardhur une ketu kane qene ne ekip edhe shqiptaret edhe romet dhe kemi krijuar nje miqesi te mire. Jo vetem ne ne salle, por edhe jashte terreneve jemi shoke dhe shoqerohemi. Trajneri thote se keshtu do te duhej te ishte ne nje gjendje normale”, shton Dalibor Tasic. 
 
Nderkaq per klubin talentet e rinj duhet te plotesojne disa kushte. Nenad Stavic, trajner i “BSK Junior”, shpjegon: “Eshte nje kenaqesi te punoj me keta te rinj. Kemi edhe vajza nga kombet e ndryshme. Keta jane njerez qe e duan sportin dhe nuk paraqet asnje problem kombesia te punohet me ta. Madje nje shoqeri shumetnike ne sport eshte e mire. Ata mesojne nga njeri-tjetri, mesojne te flasin gjuhe te ndryshme, kultura dhe mesojne ne ushtrime dhe ne udhetime. Nga ata mesoj dhe une”.
 
Ndersa Miroslav Ristic, menaxher i “BSK Junior”, shprehet: “Nuk ka rendesi per ne nese jane shqiptare apo serbe. Eshte me rendesi qe te jene njerez te mire, ta duan sportin dhe te jene nxenes te mire ne shkolle dhe te mos ndikojme ne kohen e tyre pasi shkolla eshte me rendesi per jeten ne vazhdim”. 
 
Basketbolli ka lojtare qe kane nje qellim te ditur: te shenojne ne koshin e varur ne lartesi. Shqiptaret dhe serbet ne ligat e tyre ne zonen e Lugines se Presheves luajne bashke ne sporte. Kurse politika shpesh i ndan ne kundershtar.  
 

Te fundit nga sport »

wag »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190