Grupi i ferrit ne Euro 2012, luzitanet do te kene perballe rivale si Gjermania, Holanda e Danimark, ndaj i duhet klasi i yllit te tyre kryesor
Portugalia nuk do te mund te qellonte ne nje grup me te veshtire si ai ne te cilin do te luaje ne "Euro 2012". Nevoja per te akomoduar dy bashkorganizatoret, Polonine e Ukrainen ne vazon e pare ka detyruar UEFA-n qe Gjermanine, njeren prej favoriteve kryesore per te fituar titullin, ta vendose ne vazon e dyte. Nderkohe, pos Polonise e Ukraines, ne vazon e pare jane vendosur edhe Spanja e Holanda. Nga kundershtaret me te forte te tri vazove te tjera, Portugalia ka zgjedhur dy prej tyre. Gjermanine nga vazoja e dyte dhe Danimarken nga vazoja e katert. Nderkohe nga vazoja e pare i ka rene po ashtu nje kundershtar i madh, nenkampionia e botes, Holanda.
Pikerisht Danimarka e detyroi Portugaline qe kualifikimin ta siguronte nepermjet pla-off-it.
“Ne jemi ne grupin me te forte”, ka thene trajneri i Portugalise, Paulo Bento, pas shortit. Te nje mendimi ishin edhe trajneri i Gjermanise, Joachim Loew, e ai i Holandes, Bert van Marwijk. Nderkohe legjenda daneze Peter Schmeichel, ne faqen e tij te rrjetit social "Twitter", tha se i duhet nje gote birre pas ketij shorti te forte.
Nje shikim me te hollesishem te Grupit B e nxjerr Danimarken si skuadren me te dobet, ndonese tregoi forme te larte ne eliminatore. Nderkohe Portugalia ndien se eshte ne gjendje per te siguruar bileten per ne cerekfinale te Europianit. Por, per te bere kete i duhet nje Cristiano Ronaldo ne formen me te larte.
Problemi eshte se Ronaldo po tregohet sensacional me Real Madridin, por me Portugaline eshte dukshem me pak vendimtar ne turnete e medhenj. Ne te vertete nje nga kritikat qe shpesh jane adresuar ndaj 26-vjecarit kane qene paraqitjet e dobeta ne ndeshjet e medha. Kjo mund te duket teper e ashper per nje lojtar qe ka shenuar gola ne shume ndeshje vendimtare, si ne finale te Champions League, te FA Cup te Anglise e te Kupes se Spanjes. Por ai vertet eshte lojtar qe mund te deshtoje kur gjerat nuk shkojne sipas planit.
Ndeshja e tij e fundit me Manchester Unitedin, humbja ne finale te Champions League te vitit 2009, ndaj Barcelones me rezultatin 2-0, eshte deshmi per kete. Ronaldo kishte gjuajtur ne ate ndeshje nga te gjitha kendet, ne nje paraqitje individualiste duke lene bashkelojtaret e tij te deshperuar. Po ashtu, edhe paraqitjet e tij me Portugaline ne turnete e medhenj, nuk kane qene te nivelit te larte.
Ne vitin 2004, Ronaldo nisi Kampionatin Europian si zevendesues ne perfaqesuesen e Portugalise, qe ende mbeshtetej ne shkelqimin e Luis Figos. Ai u fut nga stoli duke shenuar ne ndeshjen e pare ne humbjen 2-1 nga Greqia. Ne menyre te befasishme keto dy skuadra u perballen edhe ne finale te atij europiani.
Portugezet shkuan ne finale ne "Euro 2004" qe po mbahej para tifozeve te tyre, pas fitores ne gjysmefinale ndaj Holandes me rezultatin 2-1, ku Ronaldo shenoi golin e pare me koke. Por, ishte i pafuqishem per te shkelqyer ne finale me Greqine, qe befasoi te gjithe duke e fituar titullin e Europes. Ronaldo i deshperuar ra shtrire pertoke.
Ne Boterorin 2006 ne Gjermani, Ronaldo tashme ishte kthyer ne lojtar titullar te shtetit te tij. Ai kishte shenuar shtate gola per perfaqesuesen ne eliminatore. Por, ne Boterorin 2006 ai u kujtua per gjera jo te duhura. Protestimi i tij ne cerekfinale ndaj Anglise qe rezultoi me perjashtim me karton te kuq te bashkelojtarit te tij te Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ishte gjeja per te cilen mbahet mend. Per te keqesuar gjerat, ai u pa duke bere me sy ne drejtim te trajnerit, pas perjashtimit te Rooneyt. Portugalia e fitoi ate ndeshje pas penalltive, por Ronaldo, humbi pelqimin e tifozeve ne Angli ku po luante futboll.
Tifozet angleze madje derguan nje leter te FIFA, duke kerkuar qe Ronaldo te mos shpallet futbollisti me i mire i ri i turneut. Kjo funksionoi pasi me i miri i ri u shpall sulmuesi i Gjermanise, Lukas Podolski. Portugalia zuri vendin e katert ne Boterorin 2006.
Eshte e vertete se Ronaldo ka deshtuar ne momentet vendimtare.
Ai serish ishte impresiv ne eliminatore per "Euro 2008", duke shenuar tete gola. Por, Ronaldo nuk arriti te shkelqente ne turneun qe u mbajt ne Austri e Zvicer. Portugalia shenoi vetem nje here, ndersa u eliminua ne cerekfinale nga Gjermania.
Boterori 2010 i futbollit ne Afrike te Jugut do te ishte nje deshtim i radhes per Ronaldon. Vetem nje gol dhe madje ne fitoren 7-0 ndaj Korese se Veriut. Por Ronaldo tregoi pak perparim, pasi dha asiste per golat e bashkelojtareve te tij. Serish Ronaldo me Portugaline deshtoi duke u eliminuar ne 1/8 e finales nga Spanja.
Ronaldo pas ndeshjes e kishte fajesuar trajnerin Carlos Queiroz, per strategji teper defensive.
Ai nuk mund te kete arsyetim veren e ardhshme. Ne kohen kur fillon "Euro 2012", Ronaldo, pritet te jete ne formen e tij me te mire fizike dhe 2012-ta do te paraqiste rastin me te mire per te qe te fitonte nje titull me perfaqesuese. Ronaldo eshte ne formen e jetes me Real Madridin dhe eshte bere lojtari me i kompletuar me trajnerin Jose Mourinho. Ai po asiston gola dhe po shenon me bollek.
Portugalia do te jete ne nevoje te madhe qe Ronaldo te luaje ne formen me te mire. Vetem ne ate menyre do te kaloje fazen grupore, perballe perfaqesueseve si Holanda, Gjermania e Danimarka.
By A Web Design
Hodgson kercenon lojtaret: Po u sollet k![]() Federata Angleze ka gati “kodi etik” qe paracakton sjelljet e ... Lexo me shume |
Euro 2012, Prandelli: Ne nuk jemi favori![]() Perfaqesuesja italiane nisi grumbullimin ne kuader te pergatitjeve per Euro ... Lexo me shume |
Hodgson mbyll dyert, Rio Ferdinand mbet![]() Tekniku i perfaqesueses angleze ka shpallur mesditen e djeshme listen ... Lexo me shume |
Spastrimet, Portugali pa veterane ne Eur![]() Trajneri i Portugalise Paulo Bento , beri zyrtare listen e ... Lexo me shume |
Euro 2012, Casillas: Mund ta fitojme per![]() Iker Casillas e pret me padurim dhe me optimizem fillimin ... Lexo me shume |
Loew tregohet modest: Euro 2012, favorit![]() Per trajnerin e Gjermanise, Joachim Loew, skuadra favorite per te ... Lexo me shume |
Euro 2012, UEFA: Jo kthim prapa![]() Euro 2012 do te zhvillohet sipas programit, pa asnje ndryshim, ... Lexo me shume |
Austria e Belgjika bojkotojne Euro 2012:![]() Qeverite e Austrise dhe Belgjikes kane lajmeruar se do te ... Lexo me shume |
Alternativa e Ukraines, Euro 2012 mund t![]() Euro 2012 perfshihet nga kaosi kur ka mbetur pak me ... Lexo me shume |
Tensioni ne Ukraine, tani kerkohet bojko![]() Situata e tensionuar politike ne Ukraine pas keqtrajtimit te ish-kryeministres ... Lexo me shume |
Gjermania jep shembullin, kombetarja ne![]() Levizja e presidentit te federates se futbollit Niersbach pas ofendimeve ... Lexo me shume |
“Termet” ne stolin e Anglise, Fabio Cape![]() Trajneri italian pas nje takimi 60-minutesh me kreun e FA ... Lexo me shume |
Terri terhiqet me Angline pas Euro 2012.![]() John Terry po planifikon qe te braktise kombetaren angleze pas ... Lexo me shume |
Renditja e FIFA-s. Ne vend te pare eshte![]() FIFA ka publikuar renditjen perfundimtare te skuadrave perfaqesuese ne rang ... Lexo me shume |
Villa mund te luaje ne Euro 2012Sulmuesi i Barcelones, David Villa, te henen i eshte nenshtruar ... Lexo me shume |
Portugalise i nevojitet Ronaldo ne forme![]() Grupi i ferrit ne Euro 2012, luzitanet do te kene ... Lexo me shume |
Harrojeni Boterorin, Europiani do te sje![]() “Euro 2012” premton shume perballje te forta, pasi jane kualifikuar ... Lexo me shume |
Zbutet denimi per Rooney![]() Eshte reduktuar ne dy dite skualifikimi nga ndeshjet nderkombetare per ... Lexo me shume |
Anglia e Franca, si kane ndryshuar nen d![]() Nga deshtimi ne boterorin afrikano-jugor e deri ne kualifikimin per ... Lexo me shume |
Historiku i finaleve te kampionateve evr![]() Nga Bashkimi Sovjetik ne ‘60 te Spanja ne ‘08, kush ... Lexo me shume |
Skandali ne Poloni, “furtune” ne Federat![]() Polonia trazohet nga skandali i korrupsionit qe ka perfshire Federaten ... Lexo me shume |