RSS

Webber, fitore misterioze

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

weberVettel i 2, Alonso i 4
Ne garen e fundit te sezonit qe u zhvillua ne Brazil piloti australian ka fituar duke e mbyllur garen perpara shokut te tij te skuadres i cili u penalizua nga nje difekt ne marshet e makines. Ne vendin e 3 u rendit Button dhe pas tij Alonso dhe Massa. Hamilton ishte terhequr nga gara.
Ne garen e fundit australiani arrin te fitoje nje gare ne nje sezon qe per te ishte shume i keq. Ai nuk kishte asnje fitore kundrejt 11 qe kishte arritur shoku i tij i skuadres Vettel. Por fitorja e tij ka nje hije misteri. Ne xhiron e 15 kuri ne krye te gares ishte Vettel, inxhinieret e skuadres i njoftojne se duhet te kete kujdes ne nderrimin e marsheve sepse ka nje difekt. Gjermani rezistoi deri ne xhiron e 30 dhe pastaj e la shokun e skuadres qe ta parakalonte. Mister sepse te gjithe prisnin qe ritmi i Vettel te binte pernjehere por kjo nuk ndodhi. Ose mbase ishte nje urdher i skuadres per te kenaqur pilotin e dyte te skuadres. Nuk eshte sqaruar ende. Fakt mbetet se ky kampionat u mbyll me nje dopiete te Red Bull e cila e ka dominuar kete sezon duke fituar 12 here ne 19 gara ta zhvilluara.

Podium virtual
Parakalimi qe Button i beri Alonsos ne xhiron e 61 i kushtoi shume pilotit spanjoll. Pervec faktit se mund te kishte perfunduar i dyti ai kalohet ne renditjen e pergjitheshme nga Webber. Alonso zhvilloi nje gare shume te mire. Qe ne start ai parakalon Hamilton por u dorezua pas hyrjes ne bokse ku ai vendosi gomat e tipit medium me te cilat Ferrari perhere ka pasur probleme.

Massa feston
Felipe Massa ka festuar me publikun brazilian por kjo gare nuk ishte nder me te mirat per te. Nje vend i 5 por 66 sekonda larg vendit te pare. Ishte nje e diele e hidhur per Hamilton i cili u terhoq nga gara par shkak te nje difekti ne marshet e makines. Tani Formula 1 shkon me pushime. Takimi i ardhshem eshte me 7 shkurt te vitit 2012 ku makinat do te zhvillojne testet e para ne Jerez.

Te fundit nga sport »

wag »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190