RSS

Boterori i Formula 1, notat per me te miret dhe me te dobetit

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

pirelli-test-vettelVettel dhe gomat Pirelli marrin vleresimin maksimal, ndersa Spektakli, Mercedes dhe Ferrari kane zhvilluar nje sezon per t’u harruar

Nje Boteror i ngjeshur i Formules 1 perfundoi diten e diel me fitoren e Sebastian Vettel ne Brazil. Piloti gjerman dhe Red Bulli i tij kane qene dominues te plote gjate te gjithe vitit, ndersa Ferrari u perball me nje prej viteve te tij me zhgenjyes. Ky eshte bilanci total i kampionatit. Ne elementet me te mire te ketij viti ne Formula 1, perfshihen qe nga Vettel, gomat Pirelli, Buttonm, Alonso dhe deri tek me te dobetit spektakli, Mercedes dhe Ferrari.

Vettel-Red Bull. Nota 10
Nje sezon per “Oscar”, per gjermanin dhe makinen e tij, qe vendosen nje dominimin qe nuk ishte pare prej shume kohesh ne Formulen 1. Shifrat flasin qarte. Kampioni i dyfishte i botes arriti te nisej 15 here i pari ne garat e vitit, nje rekord absolut ky. Vettel regjistroi 11 fitore dhe vetem ne dy raste mbeti jashte podiumit, ne Gjermani dhe ne Abu Dabi, ku u shenua edhe terheqja e vetme nga gara. Vetem 24 vjec, piloti thote se ka ende shume per te mesuar, por nese ne keto dy sezone ai ka fituar pa dhene maksimumin, atehere pilotet e tjere jane ne telashe te medha.

Gomat Pirelli. Nota 9
Te provuara per here te pare ne sezonin e sapombyllur, ato kryejne nje debutim te shkelqyer, shume me te mire se Bridgestone apo Michelin, ne sezonet e meparshme. Kompania italiane e prodhimit te gomave, ne fakt, arriti te prodhonte goma te qendrueshme dhe te afta per t’u pershtatur me te gjithe kushtet ne piste, nje sfide e veshtire ne nje Boteror te gjate si ai i Formules 1.

Button dhe Alonso. Nota 8
Nje sezon i veshtire ky per Jenson Button dhe Fernando Alonso, por qe gjithsesi arrijne te marrin me te miren nga makinat e mbetura larg pritshmerive te tyre. Nese Button le pas ne renditje pilotin kryesor te skuadres McLaren, Lewis Hamilton, Alonso arrin te marre nje fitore dhe te beje te pakten krenare Ferrarin ne shume gara te ketij sezoni. Ne fund, ne nje sport si Formula 1 diferencen e ben makina, por pa Alonson dhe Button, sezoni i dy skuadrave te tyre mund te kishte kaluar shume me ne erresire.

Spektakli. Nota 6.
Ne baze te kerkeses se vete Ecclestone, gomat qe konsumohen brenda pak xhirosh ndihmuan per te shtuar parakalimet, por shume gara, gjithsesi mbeten shume te merzitshme. Shtimi i garave per shkaqe financiare prodhoi gjate sezonit edhe nje efekt bumerang, pasi ne kater garat e fundit nuk u luajt me per asgje. Ne keto kushte, e vetmja ide qe mbase mund te ndihmoje per te rritur spektaklin eshte ajo e mbipopullimit te pistes, nepermjet lejimit te pjesemarrjes se makines se trete per te gjithe konkurrentet.

Mercedes e Ferrari. Nota 5
Kalimi nga nje Boteror te humbur ne garen e fundit ne vitin 2010, ne renien ne fuqine e trete ne piste, eshte nje hap i hidhur pas. Ferrari e ketij sezoni ishte nje hije e vetvetes dhe nuk arriti asnjehere te ngrihej ne nivelin e duhur per te luftuar ose kufizuar supremacine e Red Bullit. Nje zhgenjim me vete edhe ai i pilotit te tyre, Felipe Massa, paraqitjet e dobeta te te cilit pritet te sjellin edhe aventuren e brazilianet tek “kokekuqja”. Ndersa situata nuk shkoi mire tek Ferrari, as Mercedes nuk mund te qeshe. Skuadra gjermane shpenzoi shume para, me qellimin qe te ndertonte nje makine konkurruese, por Schumacher dhe Rosberg mbeten pilote ne gjendje per te luftuar vetem per pike midis dhjete vendeve te para, duke e mbyllur vitin pa asnje podium.

Te fundit nga sport »

wag »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190