RSS

Ne Brazil vjen paqja mes Lewis Hamilton dhe Felipe Massa

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Hamilton MassaLihen pas polemikat

Lewis Hamilton dhe Felipe Massa kane bere paqe pas perfundimit te gares se fundit te boterorit te Formules 1, te dielen ne Brazil. Pilotet e McLaren dhe Ferrari kane pasur shume “ferkime” ne piste gjate ketij viti duke shkaktuar 6 aksidente mes tyre, ne shumicen e rasteve me shkaktar pilotin britanik. Gjithsesi Massa eshte ai qe u penalizua nga komisaret e pistes ne Cmimin e Madh te Indise. Kur dukej se pushimet dimerore keta pilote do t’i kalonin ne armiqesi me njeri-tjetrin, Hamilton ishte ai qe iu afrua bokseve te Ferrarit dhe perqafoi kolegun brazilian.

Te dy ishin te buzeqeshur dhe Hamilton u shpreh keshtu per mediat britanike te pranishme ne piste: “Kam shume respekt per Massan dhe po pres me padurim qe ta sfidoj serish ne piste vitin qe vjen.” Nga ana e tij, Massa theksoi: “M’u be qejfi qe Hamilton erdhi te me takonte. Ishte nje gjest i bukur.” Edhe ne Brazil ekzistonte mundesia e nje tjeter dueli te ashper mes ketyre dy piloteve kur per disa xhiro me radhe Hamilton po tentonte te parakalonte pilotin e Ferrarit, por gjithcka perfundoi kur makina McLaren pati probleme me kutine e marsheve dhe britaniku u detyrua te terhiqej nga gara.

Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Te fundit nga sport »

wag »

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190