RSS

horizontal

Irani prezanton nje avion bombardues pa pilot me rreze te gjate veprimi

IRAN - Ushtria iraniane beri te njohur sot nje avion te ri pa pilot, duke thene se ai ka kapacitetin per te kryer misione me rreze te gjate veprimi. Ushtria iraniane e tregoi sot ne publik avionin, ne nje ceremoni ku mori pjese edhe Presidenti Mahmud Ahmadinexhad dhe qe u shfaq drejtperdrejt ne televizion.

Televizioni shteteror iranian tha se avioni pa pilot Karrar, qe do te thote ne persisht “avion godites”, ka nje rreze veprimi prej rreth 1 mije kilometrash dhe ka kapacitetin te mbaje dy bomba 100 kilogrameshe, ose nje bombe 200 kilogrameshe. Zyrtaret thane se avioni mund te godase objektiva ne Toke me shpejtesi te larte.

Agjencia Associated Press citoi zotin Ahmadinexhad te kete thene se avioni i ri pa pilot eshte “ambasadori i vdekjes” per armiqte e Iranit. Agjencia e lajmeve e studenteve iraniane e cilesoi avionin pa pilot si “avion pa pilot bombardues”. Nderkohe, zoti Ahmadinexhad njoftoi mbreme se Irani synon te dergoje astronautet e pare ne hapesire deri me 2025.

 

Sponsor

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0