Google ofron sherbim per thirrje ne celulare permes Gmail
E Premte, 27 Gusht 2010 16:44

Google ka inkorporuar thirrje VoIP ne sherbimin e saj Gmail, me perkrahje per thirrje nderkombetare dhe video-chat. Thirrjet mund te realizohen edhe drejt numrave ne Shqiperi e Kosove, megjithese ne Kosove funksionaliteti i ketij sherbimi eshte mjaft i reduktuar.
Duket se kenaqesia qe po dominonte shumicen e botes nuk i mjaftoi dhe Google e pa te arsyeshme te vazhdoje dhe te zgjerohet ne cdo fushe te mundshme qe nje njeri mund te perdor per te perfituar apo transmetuar informata. Google ka nje qendrim te fuqishem ne tregun e e-mail, motori kerkues eshte faqja numer nje ne bote, Google TV eshte rruges per tu paraqitur dhe tani Google ia ka vene syrin telefonise se internetit qe momentalisht dominohet nga Skype.
Nese keni nje e-mail llogari me Gmail, ju mund te keni verejtur nje buton te ri “call” ne skajin e majte te ekranit tuaj, qe renditet ne funksionin chat te ketij sherbimi. Baneri qe shfaqet menjehere pas shtypjes se ketij butoni tregon per “Thirrje pa pagese drejt SHBA-se dhe Kanadase ne vitin 2010” dhe “taksa shume te uleta per thirrje nderkombetare”. Me fjale te tjera, Google deshiron qe njerezit ta dine se tani jane lojtare ne fushen VoIP, dhe ata deshirojne te bejne biznes.
Ne momentin qe ju instaloni programin qe i duhet per te funksionuar, sherbimet per thirrje me ze dhe thirrje me video ofrohen menjehere per ju. Taksat jane te lira dhe sipas Business Insider, jane ne me te lira se ato te Skype ne shume shtete. Per te perdorur kete sherbim te Google ju natyrisht duhet te keni llogari ne Gmail, te instaloni programin dhe me pas te zgjidhni shtetin qe deshironi te thirrni. Per te thirrur numra te operatorit Vala ne Kosove zgjidhni si shtet hyrjen e Monakos sepse Kosova nuk eshte e pranishme ne liste, por hyrja e Monakos +377 kryen pune dhe me pas shtoni vetem numrin se bashku me hyrje te operatorit Vala. Shembull +37744*******.
Ne e testuam kete sherbim dhe vertete funksionon pasi qe telefoni qe therret cingeron, por ne momentin qe e hap per te biseduar shkeputet linja, dhe pervec kesaj per tu futur ne linje i duhen me shume se 30 sekonda(ndoshta thirrja deshton edhe per shkak te kreditit te pamjaftueshem por nje pralajmerim i tille nuk ofrohet). Per operatorin IPKO, vlen shteti i Sllovenise, me hyrjen +386 dhe me pas me pjesen 049 te ketij operatori. Per shembull +38649******. Ne e provuam ne test edhe me numer te ketij operatori por lidhja deshtoi menjehere dhe nuk funksioni. (www.pcworld.al)
Ju ne kredit keni 0.10 dollare, kurse thirrjet drejt Monakos (VALA)do t’ju kushtojne 0.29 dollare per minute, ndersa ato drejt Sllovenise (IPKO) 0.37 dollare per minute. Thirrjet drejt operatoreve te Shqiperise (+355) do t’ju tariforen me 0.12 dollare per minute. Kreditin tuaj ju mund ta mbushni online permes kartelave kreditore.
Mirepo duhet theksuar se sherbimi ne Kosove eshte ende larg funksionimit ashtu si duhet, keshtu qe ju sugjerojme te mos beni ndonje investim ne kete aspekt.
Ne fund te fundit per ata qe jetojne jashte Kosoves dhe lexojne kete artikull te PCWorld Albanian, ju sugjerojme te kene nje mikrofon para se te fillojne me perdorimin e ketij sherbimi. Nese keni probleme ju mund te shihni edhe nje video qe ka paraqitur Google. (pcw)