RSS

horizontal

Apple Ping, dicka si Facebook por vetem per muzike

Apple duket se ka keqkuptuar sinjalet e tregon dhe mendon se bota vertete ka nevoje edhe per nje rrjet tjeter social – nje rrjet per te cilin ju duhet te keni nje softuer special ne menyre qe te jeni pjese e tij. Me paraqitjen e “Ping”, nje komuniteti te perqendruar ne muzike qe ekziston perbrenda iTunes, ata duket se kane te drejte.
Ne ngjarjen vjetore muzikore te Apple ne San Francisco, CEO i Apple Steve Jobs tha se “Ping” eshte pjese e 10 perditesimeve per iTunes qe do te paraqiten se shpejti ne treg, “dicka si Twitter e Facebook, ne iTunes”.
Ping – nje term kompjuterik per te bere kontakt – do te jete dicka si ‘Twitter takohet me Facebook ne apartamentin e Last.fm dhe Rdio per funeralin e MySpace”.
Jobs ka te drejte te krahasoj Ping me Facebook dhe Twitter, sepse ka karakteristika te huazuara nga te dy rrjetet sociale qe jane te mire-formuara ne treg. Ju mund te zgjidhni te miratoni percjellesit dhe te postoni shprehite degjimit per nje “rreth te limituar te miqve”, ne te njejten menyre qe ju lejon Facebook, apo ju mund t’i lejoni qe te gjithe t’ju percjellin, si ne Twitter.

Por per dallim prej Facebook e Twitter, Ping ka qellim te krijoje biseda (dhe reklama) perreth muzikes. Ajo percjelle cka leshoni ju brenda iTunes apo ne iPhone/iPod Touch, per te krijuar nje profil me te mire per ju ne baze te shijeve tuaja – me saktesisht ashtu sic Last.fm ka bere per vite me radhe me shtojcen e saj audioscrobbler.

Nese Ping thote se te gjithe miqte tuaj po blejne dhe degjojne nje kenge te re nga Rihana apo Snoop Dogg, ka me shume gjasa qe edhe ju vet ta blini. Dhe nese beni, ju padyshim qe do te perdorni vecorine e blerjes me nje klikim ne iTunes, sepse vecse keni te hapur programin – dhe ka gjasa qe vecse ka informatat per kreditin tuaj, per shkak te blerjeve te mehershme.

E sa i perket pjeses se MySpace ne kete ekuacion? Ajo faqe eshte ende e dobishme per te degjuar muzike dhe per te ndjekur bende por eshte zevendesuar mjaft shume nga Twitter, si nje vegel per artise per te komunikuar me adhuruesit e tyre – dicka qe Jobs deshiron me Ping. Ata do te bejne kete, nese arrijne ta kuptojne se eshte per te miren e xhepit te tyre.

Pritet qe Ping te ofroje edhe profile per artiste dhe njoftime ne lidhje me koncertet apo kenget e tyre me te reja. Ping do te kete avantazhe te theksuara ndaj rrjeteve tjera sociale te orientuara ka muzika si Rdio dhe Blip.fm, qe duhet te bejne lutje per te impresionuar perdorues qe vecse kane llogari ne Facebook dhe Twitter. Dhe per shkak se iTunes eshte vecse e ndertuar rreth komercializmit, Ping lansohen me nje qasje ne 160 milion numra te kredit kartave vecse te ruajtura aty nga njerez qe vecse kane blere dicka – dicka qe Twitter e Facebook nuk kane.

Ping me lehtesi mund te behet me i gjere ne te ardhmen me permbajtje tjera kreative Premium permes iTunes – perfshire libra, emisione, filma, etj. (pcw)


Sponsor

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0