
Sipas te dhenave te grumbulluara nga kompania Net Applications, shfletuesi i internetit Internet Explorer i kompanise Microsoft gjate gushtit serish ka shenuar renie, derisa Google Chrome pas renies ne muajin korrik serish ka filluar te rritet.
Ani pse Microsoft ka arritur nje progres te caktuar ne orvatjen e vet per te hequr qafe versionin 6 te Internet Explorer ne dobi te atij IE8, marre ne pergjithesi Internet Explorer ka humbur pjese te tregut dhe perkunder disa muajsh rritje ka rene nga 60.7% ne korrik ne 60.4% gjate gushtit.
Ne te njejten kohe Chrome, i cili ne korrik ka shenuar renien e pare ne historine e tij te shkurter, ne 7.2%, gjate gushtit serish ka shenuar rritje, respektivisht ka bere per vete 7.5% te shfrytezuesve te internetit.
Nderkohe, pjesemarrja e shfletuesit Firefox ka mbetur pothuajse i pandryshueshem krahasuar me muajin korrik, ne afro 22.9%, derisa Apple Safari eshte ngritur nga 5.1 ne 5.2%, e Opera ka rene nga 2.5 ne 2.4%.