RSS

horizontal

Se shpejti ne treg celulari "perkthyes" i Google

 

Nje telefon celular qe mund te veproje per ju si nje perkthyes po perpunohet nga Google. Firma thote se telefoni do te jete ne gjendje te perktheje fjalet ne nje gjuhe tjeter pothuajse menjehere.

Franz Och, drejtori i sherbimeve te perkthimit thote: Ne mendojme se perkthimi i drejteperdrejte ne telefon mund te jete i mundur dhe brenda pak vitesh ky sherbim mund te funksionoje mire. “Eshte e nevojshme nje kombinim i sakte i makines se perkthimit dhe njohjes se zerit, dhe ne kete fushe po punojme” – thote Franz Och.

Versionet e para te programeve te internetit Google per perkthimin prodhuan ndonjehere pak me shume se nje perkthim te pakuptimte, por sot ky proces ka ardhur duke u permiresuar gjithnje e me shume.Per tani Google arrin te perktheje ne 52 nga 6000 gjuhe qe fliten ne gjithe boten.

Google pranon se perkthimi direkt i fjaleve, ndersa thuhen, eshte nje sfide me e madhe sesa perkthimi i nje teksti, por thote se nje klient i telefonit do te pershtatet me perdorimin e saj duke mesuar stilin e tyre te te biseduarit.

“Cdo kush ka ze te ndryshem, theks dhe timber te ndryshem” thote zoti Och. “Por njohja e zerit do te jete efektive nepermjet celularit pasi nga vete natyra ato i pershtaten zerit.

Ky perkthim automatik i tekstit, ne fillim mund te jete nje teknike primitive por google shpreson qe me kalimin e kohes te behet me e sofistikuar me ndihmen e miliona perdoruesve ne bote.

Megjithate ekspertet gjuhesore jane skeptike dhe besojne se nje teknoklogji e tille perkthimi i perket nje te ardhmeje shume te larget.

David Crystal, professor i gjuhes ne universitetin Bangor thote se problemet me arritjen e pershtatjes se shpejtesise se te folurit dhe llojeve te ndryshme te theksit mund te jete e pakapercyeshme. “Per momentin asnje sistem nuk mund te pershtase kete”shton ai .

Sponsor

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0