
Termeti me permasa shkaterruese, qe goditi Kilin me 27 shkurt, duke shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerezve, me siguri ka zhvendosur boshtin e Tokes dhe keshtu ka shkaktuar edhe shkurtimin e dites, ka njoftuar Agjencia Kozmike Amerikane, NASA.
Termetet mund te shkaktojne levizjen per disa metra te shkembinjve qindra kilometrash, qe ndryshon shperndarjen e peshes ne planet, dhe kjo ndikon ne rrotullimin e Tokes, ka thene gjeofizicineti i Agjencise NASA, Richard Gross.
“Vleresimet tregojne se gjatesia e dites me siguri eshte shkurtuar per 1,26 mikrosekonda (nje e milionta pjese e sekondes)”, ka deklaruar Gross dhe ka shtuar se boshti rreth te cilit eshte e shperndare masa tokesore me siguri ka levizur per rreth tete centimetra. Per llogaritjen e atyre ndryshimeve shkencetaret e agjencise kozmike amerikane kane shfrytezuar modelet kompjuterike.