Versioni zyrtar i zhdukjes se dinozaureve
Londer (Reuter) – Nje asteroid gjigand, i cili u perplas ne Toke eshte sqarimi i vetem i arsyeshem per zhdukjen e dinozaureve; kete zbulim evidentoi nje ekip shkencetaresh nga gjithe bota te enjten, me shpresen se kjo do te zgjidhte nje enigme qe i ka lodhur ekspertet e ndryshem per dekada te tera.
Nje panel me 41 shkencetare nga gjithe bota analizuan punen 20 vjecare ne perpjekje per te konfirmuar shkakun e te ashtuquajtures zhdukja Cretaceous-Tertiary, qe krijoi nje “mjedis prej ferri” rreth 65 milione vite me pare dhe fshiu nga faqja e planetit me shume se gjysmen e specieve ekzistuese.
Opinionet e shkencetareve u ndane pasi argumentet ishin se zhdukja mund te ishte shkaktuar nga nje asteroid ose nga nje vullkan ne Deccen Trapas (qe tani i bie te jete India), ku gjendeshin nje sere shenjash shperthimesh vullkanike qe ekzistuan per me shume se 1.5 milion vitesh.
Studimi i ri, i drejtuar nga shkencetaret nga Europa, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Kanadaja dhe Japonia edhe i publikuar ne gazeten Shkenca, zbulonte se nje asteroid me gjeresi 15 kilometra qe u perplas me Token ne Chicxulub (qe tani i bie te jete Mexico) ishte shkaktari.
“Ne tashme besojme se ishte nje asteroid, shkaku i zhdukjes se dinozaureve ne Toke. Perplasja e tij shkaktoi zjarre te medha, termete 10 ball te shkalles Richter dhe rreshqitje te medha toke te cilat krijuan cunamet,” - u shpreh Joanna Morgan nga Kolegji Imperial i Londres, bashkeautore e studimit.
Mendohet se asteroidi qe e goditi Token e ka bere me nje force nje milliard here me te fuqishme se sa bomba atomike ne Hiroshima.
Morgan tha se zhdukja totale e dinozaureve erdhi kur materialet e shperthyera fluturuan ne atmosfere, duke e mbuluar planetin me erresire, c'ka shkaktoi nje dimer global duke vrare shume nga speciet qe nuk mund te pershtateshin me kete “mjedis ferri”.
Shkencetare qe punuan ne kete studim analizuan punen e paleontologjisteve, gjeokimisteve, gjeofizikanteve te cilet kishin mbledhur prova mbi kete zhdukje ne 20 vjetet e fundit.
Rekordet gjeologjike tregojne se kjo ngjarje qe solli renien e dinozaureve ne menyre te shpejte, shkaterroi edhe ekosistemet e ujit dhe te tokes – thone studiuesit – dhe vetem perplasja e nje asteroidi mund te jete shpjegim i mundshem per kete.
Peter Schulte, nga Universiteti i Erlangen ne Gjermani, nje autor kryesor i ketij studimit, tha se rekordet e fosileve tregojne qarte nje zhdukje ne mase rreth 65.5 milion vite me pare – kohe kjo e njohur si kufiri K-P.
Pavaresisht fakteve te vullkaneve active ne Indi, ekosistemet e tokes dhe te ujit tregonin vetem ndryshime te vogla ne 500 000 vite para kufirit K-P, pra duke sugjeruar qe zhdukja nuk ka ardhur me pare dhe nuk ishte me prejardhje nga shperthimet.
Teoria e vullkanit Deccan u vu ne dyshim edhe nga modelet e kimise atmosferike,- tha ekipi i shkencetareve – pasi u tregua se impakti i asteroidit do te kishte leshuar sasi shume me te medha sulfuri dhe pluhuri ne nje peridhe me te shkurter kohe se sa shperthimet vullkanike, duke shkaktuar erresire ekstreme dhe te ftohte.
Gareth Collins, nje tjeter bashke-autor nga Kolegji Imperial i Londres, tha se impakti i asteroidit krijoi nje “dite ferri”, qe ishte sinjali i fundit te mbreterise 160 milione vjecare te dinozaureve, por gjithashtu u kthye ne nje dite te mire per gjitaret.
“Zhdukja KT (Cretaceous-Tertiary) ishte nje moment thelbesor ne historine e Tokes, e cila sic u pa i hapi rruge njerezve te beheshin specia dominuese ne Toke,” – shkruante ai ne komentet mbi studimin.
- Apple Ping, dicka si Facebook por vetem per muzike
- HP behet gati per te rifreskuar linjen e saj te notebook-ve
- Google ofron sherbim per thirrje ne celulare permes Gmail
- Irani prezanton nje avion bombardues pa pilot me rreze te gjate veprimi
- Sony prezanton Playstation me kapacitet me te madh
- Sqarohet “periudha e heshtur” e Diellit
- Telefonet Blackberry krijojne alarm mes disa qeverive te botes arabe
- E gjithe bibla ne Twitter ne 2013-en
- Toyota nderpret eksportin e automobilave ne Iran
- E verteta e fytyres humane ne planetin Mars
50 femrat me te klikuara ne internet sipas Google - Ne vend te para lady Gaga
Kush jane 50 femrat me seksi te internetit? Shume e thjeshte, Google ka stluar nje renditje te 50 femrave me te klikuara ne motorrin e ...- Dieta gjatë shtatëzanisë
- Dielli ul aktivitetin magnetik
- Astronomi, zbulohet planeti qe nuk ekziston
- Në rrugë me mbishkrimin: Kam tradhtuar gruan!
- SHBA, nis eksperimenti per ilacin e jetegjatesise
- SHBA, prova e ADN-se e liron pas 20 vjetesh
- Makine e ndertuar me fruta-perime?
- Vajza qe shkruan 14.000 SMS në muaj
- LG hedh ne treg “Islamic Phone”
- Moda Obama mberrin ne Shqiperi
- Eurovizion 2010 – Votoni Online per artisten tone, Juliana Pasha (26)
- Jahti me luksoz ne bote - "Ishulli lundrues" (25)
- Mister - Guri gjigand, ne ajer per 30 minuta cdo vit (15)
- 15 fotot me te bukura te vitit 2009 nga National Geographic (10)
- Gjermani, nje cift ben seks ne mes te rruges (9)
- Dieta 3 Ditore (7)
- Pamje mahnitese nga vullkanet me aktive ne bote (7)
- Big Brother - Enxhi dhe Jetmiri ne banjo larg telekamerave (6)
- Seldi dhe Domi ndahen per shkak te shijeve seksuale te Seldit (6)
- Seldi tregon ne media te verteten e ndarjes me Domin (6)




del.icio.us
Digg

Publikoni komentin tuaj