
Kompania e internetit “Google” ka blere sherbimin per perpunimin e fotove www.picnik.com, i cili perdoruesve i mundeson qe drejtperdrejt te perpunojne fotot e tyre, raporton “Telegraph”.
Sherbimi Picnik i prezantuar gjate vitit 2005 si dhe shume sajte tjera te ketij lloji, perdoruesve i mundesojne qe ne cdo web te perpunojne fotot. Por perparesia me e madhe krahasuar me sajtet tjera eshte qe fotot mund te ngarkohen edhe nga sherbimet sociale si “Facebook”, “Flickr” e te ngjashme, dhe kur te kryhen mund te ruhen me opsionin “in the cloud”.
Nuk dihet se sa ka paguar “Google” per sajtin, dhe se cka planifikon te beje me te. Por sic dihet, “Google” ne softwerin e tij “Picasa”, i blere me pare, ofron mundesite baze per perpunimin e fotove.
“Per momentin nuk duam te bejme ndryshime te medha ne sajt, megjithese do te mundohemi ta pasurojme”, thuhet ne blogun e “Google”.