
PEKIN - Per here te pare Kina ka perzgjedhur dy gra per nje ekuipazh hapsinor. Sic ben te ditur agjencia e lajmeve ‘Kina e Re’. Se bashku me pilotet e PLA (PeopleLiberation Army) ato mund te bejne pjese tek ekuipazhi i misioneve te reja kineze.
"Ne perzgjedhjen e ekuipazhit kemi pasur parasysh te njejtat kerkesa si per burrat, edhe per grate – ka shpjeguar Zhang Jianqi, ish-zevendes komandant i programit hapsinor te vendit - ndryshimi i vetem eshte se i kemi kerkuar mundesisht te martuara, sepse ato jane me te pjekura fizikisht dhe psikologjikisht.".
Zhang ka shtuar se, se paku teorikisht grate astronaute jane ne avantazh ne krahasim me burrat kolege per sa i perket qendrueshmerise dhe lirise.
Kina ka perzgjedhur grupin e pare te astronauteve (i perbere nga 14 vete) ne mesin e viteve '90.
Gjashte astronaute u derguan ne hapesire ne fillim te vitit 2003. Sot, pervec dy grave, enti hapsinor kinez ka perzgjedhur edhe pese astronaute burra. Ne 2011 Kina duhet te hedhe ne hapsire nje modul pa ekuipazh.