RSS

horizontal

Call of Duty: Rekord i ri ne SHBA

SANTA MONICA: Activision, kompania prodhuese e videogame-it Call of Duty po pergatitet per nje rekord te ri ne shitje per lojen e re Modern Warfare 2, e cila pritet te perbeje nje “Boom” ne kete sektor.

Activision Blizzard, qe po i ben publicitet qe nga Marsi lojes, thote qe ofertat speciale te realizuara nepermjet website Amazon dhe Wal-Mart per kete loje, MW2 mund te sigurojne nje impuls te rendesishem per industrine.

“Eshte lancimi me i madhe ne historine tone, me i madh edhe se Halo 3,” shprehet Toni Bartel, shef marketingu per shitjet e videove te GameStop, i cili ka filluar te marre porosi per shitje qe ne Prill.

Ndersa per lojrat e meparshme Call of Duty, me zhvillimet nga Lufta e 2 Boterore, pati shitje disi te mira, dhe ishte versioni i tyre i katert, zhvilluar ne kohet moderne i cili rriti ne menyre te konsiderueshme shitjet ne nje nivel prej 6 milion vetem ne 3 mujorin e pare.

Analistet, qe kane deklaruar se rivalet e Activision kane shtyre lancimet e lojrave te tyre ne menyre qe te mos konkurojne drejtpersedrejti me lojen e re, besojne se shitjet ne vazhdim mund te synojne te arrijne dyfishin e shumes se Call of Duty 2, versioni 4.

Edhe pse detajet e skenave te aksionit jane ende te fshehura, MW 2 eshte kuptuar qe do te perfshije arme te reja dhe fusha beteje te tilla qe do te permbajne skena te shumta vrasjesh civilesh. Dihet gjithashtu se pjese te skenave te aksionit jane te vendosura ne Washington.

 

Burimi:  Wall Street Journal

Sponsor

The Voice of Albania

eccobet-banner

Sponsor

Kurs Kembimi

Monedha Blihet Shitet Fiks
USD  100.00  105.00  102.50
EUR  138.70  143.70  141.20
CAD  98.34  103.34  100.84
CHF  111.51  116.51  114.01

Sponsor

club fm

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0