
Sipas nje studimi amerikan, “lundrimi” per nje kohe te gjate ne internet i ben mire inteligjences njerezore.
Pasi eshte bere nje studim i detajuar me disa nga faqet me te rendesishme, eshte dale ne perfundimin se interneti jo vetem qe nuk e ngadaleson trurin por rrit kuoten e inteligjences dhe ndihmon kujtesen dhe kjo vlen me shume per te rriturit.
Motoret e kerkimit jane me te dobishem ndaj trurit, ndersa rrjetet sociale ndikojne pozitivisht tek reflekset. Nje grup shkencetaresh nga University of California ne Los Angeles ka kryer studimin ne te cilin perfshihen njerez te moshes se mesme te pa mesuar me perdorimin e internetit, duke i krahasuar ata me njerez qe qendrojne te pakten nje ore ne dite para kompjuterit.
Ndryshimet mes dy kategorive ishin te dukshme pasi kategoria “virtuale” arrinte te kishte gjithe perparesite qe u permenden me larte.