
Nderkohe qe numri i njerezve qe aplikojne ne faqet shoqerore te internetit si Facebook, Myspace e Twitter rritet, vazhdojne ende diskutimet ne lidhje me humbjen e vendit te punes shkaktuar nga keta faktore.
Ne nje dosje te pergatitur nga revista “The Economist”, theksohet se nese do te ekzistonte nje shtet me 350 milion perdorues te Facebookut, do te ishte shteti i trete me i populluar ne bote pas Kines dhe Indise.
Ne numrin e fundit te revistes angleze “The Economist” eshte publikuar nje dosje lidhur me faqet shoqerore te internetit si Facebook, Myspace, Twitter e te tjera. Duke shenuar se keta faqe po ndryshojne menyren e komunikimit, te punes dhe te luajturit mes njerezve, theksohet se te ardhurat e sektorit te rrjetit te komunikimit social ne Amerike kane arritur ne 1,2 miliard dollare dhe ne vitin e fundit jane rritur me 4%.
Sipas te dhenave te kompanise Nielsen te publikuara ne dosje, mesatarja e oreve te harxhuara ne dite ne faqet sociale te internetit eshte gjashte, ndersa australianet zene vendin e pare me 7 ore. Nderkohe ne vendet e para jane anglezet me 6 ore e gjysem, italianet dhe amerikanet me 6 ore dhe koreano-verioret me 5,5 ore.
Nje popullaritet i tille i Facebook dhe rrjeteve te tjera te komunikimit te ngjashme me te shpjegohet nga realizimi i mundesive te ndryshme te komunikimit, mundesimi i ndarjes se informacioneve private duke i dhene perdoruesit nje kontroll te fshehte dhe ekzistimi i shume variacioneve per te kaluar kohen.
Nderkohe qe praktikimi i lojerave falas nga keto faqe mundeson jo vetem zbavitjen, por forcon edhe marredheniet miqesore, duke qene nje komponent i cili shton popullaritetin e tyre. Duke theksuar se lojera te tilla kane krijuar nje industri te madhe pritet qe ne vitin 2012 te ardhurat nga lojerat sociale ne Amerike te jene 2,2 miliard dollare.
Facebook shkakton humbje ekonomike
Nga ana tjeter ne vendet e punes te faqeve sociale vazhdon diskutimi i zjarrte rreth ndikimit te tyre ne humbjen e vendit te punes. Sipas kompanise se Shkencave Teknologjike Morse perdorimi i faqeve sociale gjate orarit te punes ne Angli behet shkak per humbjen e 1,4 miliard dollareve. Ndersa sipas grupit studiues amerikan Nucleus Research nese kompanite do te ndalojne perdorimin e Facebookut atehere produktiviteti llogaritet te rritet me 1,5 %.
Ndersa The Economist mbeshtet mendimin se disa nga punonjesit kane telefone te teknologjise se larte prandaj dhe ndalimi i perdorimit nuk do te thote qe punonjesit do te harxhojne me shume kohe per te punuar, rrjedhimisht ndalimi i perdorimit eshte vetem nje humbje kohe.
Diskutohet dhe fshehtesia
Nese prekim dhe зeshtjen e fshehtesise ne dosje thuhet se 60% e te rriturve preferojne te kufizojne komunikimet ne profilet e tyre. Edhe pronari i Facebook Mark Zuckerbrg i kritikuar per shkak te zbulimit te profileve duke ndryshuar normat standarde te fshehtesise, justifikohet duke thene se kane ndryshuar normat sociale dhe njerezit kerkojne t’i ndajne me te tjeret informacionet ne menyre me te hapur. Disa grupe te cilat jane pro fshehtesise shfaqen kritikat e tyre ndaj Facebook, i cili per te shtuar trafikun e komunikimit dhe per te sfiduar faqet konkurruese si Twitter ka dobesuar masat e fshehtesise.