
Femijet e moshes 8 vjecare po harxhojne me shume se shtate ore ne dite te gelltitura ne nje ‘jete elektronike’, pretendon nje raport.
Duke perdorur me shume se nje pajisje ne te njejten kohe – si iPode, telefona mobile dhe lojera kompjuterike – disa te rinj po konsumojne deri ne 10 ore permbajtje elektronike ne dite.
Koha qe femijet shpenzojne duke perdorur pajisje elektrike eshte rritur dramatikisht ne pese vitet e fundit, sepse pajisjet portative kane revolucionuar menyren se si femijet arrijne programet televizive, filmat dhe muziken, sipas nje studimi nga nje institut amerikan i ndihmes sociale Fondacioni Familjar Kaiser.
Kerkuesit zbuluan se te vegjlit i kushtojne mesatarisht 7 ore e 38 minuta perdorimit te ‘medias argetuese’ gjate nje dite tipike, nje rritje prej 1 ore e 17 minutash qe prej vitit 2004. Sepse ata shpenzojne aq shume nga kjo kohe ne ‘median shume funksionale’, ata aktualisht arrijne te paketojne nje total prej 10 oresh e 45 minutash sasi permbajtje mediatike ne shtate ore e gjysme.
Ata harxhojne mesatarisht 1 ore e 35 minuta duke derguar apo marre mesazhe te shkruara.
Kerkuesit folen me 2002 te rinj me moshe nga 8 ne 18.
Raporti gjeti se vajzat harxhojne me shume kohe (25 minuta ne dite) se djemte (19 minuta) ne perdorimin e faqeve te rrjeteve shoqerore, si Facebook.
Michele Elliott, nje psikologe femijesh dhe themeluese e fondacionit bamires te kujdesit ndaj femijeve Kidscape, tha se prinderit duhet te kufizojne sasine e kohes se harxhuar nga femijet ne perdorimin e medias elektronike.
Ajo tha: “Kur femijet perdorin keto pajisje ata nuk komunikojne apo nderveprojne me dike tjeter [personalisht]. Ata mund te jene shume te mire ne shkrimin e mesazheve, por si do t’ia bejne kur t’ju duhet te takojne dike balle per balle?”.