
Disa shkencetare izraelite thone se kane identifikuar nje substance e cila vret qelizat kancerogjene pa demtuar indet e shendetshme njerezore.Zbulimi i perket Universitetit te Tel Avivit i cili ka kryer punime shkencore me qendren mjekesore “Sheba” per testimin e substances ne fjale.
Lajmi eshte bere publik ne numrin e radhes te Revistes kunder Kancerit te Gjirit.Ekspertet thone se kane gjetur antibiotikun e efektshem ndaj semundjes vdekjeprurese.
“Kur eshte i mundur trajtimi i qelizave kancerogjene, duke mos demtuar ato te shendetshmet, atehere mund te prodhohen ilaçe, te cilat do te shkaktojne me pak dhembje te pacientet e te kurohen me tumore”, ka thene njeri nga anetaret e grupit qe beri zbulimin.