
Shkencetaret mendojne qe menyra per te kuptuar se si lindin memoriet periudhe-shkurter eshte e lidhur ngushte me zbulimin e misterit se si jane humbur. Me pare, shkencetaret kishin hedhur teorine qe keto lloj kujtimesh zhduken per te krijuar vend per kujtime te tjera, por deri tani ata nuk kishin arritur ta provonin nje teze te tille.
Kerkimet e reja kane treguar se kimikate ne trurin e njeriut fshijne kujtimet periudhe-shkurter.
Dhe keto kimikate e pershpejtojne punen e tyre kur ato perballen me sasi te medha informacionesh.
"Te mesuarit aktivizon formimin biokimik te memories," tha drejtuesi i kerkimit, Yi Zhong i Universitetit Tsinghua ne Beijing.
"Por eshte e nevojshme qe te fshihen memorie qe te mund te hyjne te tjera." "Ne kemi zbuluar se harresa eshte nje proces aktiv per te fshire memorien." Keto zbulime mund te ndihmojne shkencetaret qe te zbulojne se si mendjet tona i ruajne kujtimet. "Por akoma nuk kemi kuptuar se si tamam funksionon; domethene se cfare eshte formuar dhe cfare fshihet." tha zoti Zhong.
"Studimi i te harruarit mund te jete nje menyre me e mire per te identifikuar bazen materiale te memories."
Kuktimet fshihen nga nje proteine ne trup te njohur si Rac. Kur proteina bllokohet, truri i mban informacionet per nje kohe me te gjate nga sa do i mbante zakonisht.
Por Rac leshohet me me shpejtesi kur truri mundohet te marre sasi te medha informacionesh, duke fshire keshtu dhe duke hapur me shume vend kur duhet.