Eklipsi total i henes do te shihet te shtunen nga 15:06 me kohen e Europes qendrore ne Azi, Australi dhe nje pjese te Amerikes Veriore, Europen lindore dhe Skandinavi, per rreth nje ore, nese moti do te jete pa re.
Eklipsi ne teresi, si dhe fazat individuale te tij “do te mund te shihen nga Azia deri te Australia”, tha astronomi amerikan Fred Espanak. Ne perendimin e Amerikes Veriore do te mund te shihet nje pjese e mire e eklipsit para se Hena te perendoj. “Ne Evrope dhe ne Afrike vezhguesit nuk do te mund te shohin fazat e para te eklipsit te cilat do te ndodhin pa gdhire Hena”, shtoi ai ne faqen e internetit te NASA-s.
Fazat e eklipsit total do te mund te shihen vetem nga lindjen e skajshme te kontinentit afrikan, ne bririn e Afrikes dhe ne brigjet e Detit te Kuq. Ne kohen e eklipsit Dielli, Toka dhe Hena ndodhen ne nje vi, keshtu qe deri te Hena nuk arrin drita e diellit per shkak se ajo eshte nen hijen e Tokes.
Por Hena asnjehere nuk mbulohet nga erresira totale, ajo merr ngjyre te kuqerremte, per shkak se nje pjese e drites se Diellit “anashkalon” Token per te ardhur deri te ajo. Ngjyra e kuqe te eklipsi i Henes ndodh per te njejtat arsye per te cilat edhe Dielli behet i kuq kur perendon.
Te shtunen “gjysma veriore e Henes do te jete me e erret se ajo jugorja, per shkak se do te jete ne hije me te thelle”, tha Espanak.
Hena do te filloj te hyj nen hijen e Tokes nga 13:45 sipas kohes se Evropes qendrore. Kjo hije shenjat e se ciles mund te dallohen qarte me syrin e njeriut do te leviz neper diskun e Henes derisa ta mbuloje ne teresi nga 15:57 deri ne 16:06. Eklipsi do te vazhdoj te jete i pjesshem deri ne oren 17:18.
Gjate vitit 2011 do te ndodhin kater eklipse te pjesshem te Diellit dhe dy eklipse totale te henes, ne mesin e te cilave edhe ky i 10 dhjetorit, i cili eshte kombinim i rralle qe do te ndodhe vetem gjashte here gjate shekullit 21. Eklipsi total i Henes i radhes do te ndodhe vetem me 15 prill te vitit 2014