HP pershpejton Server Market Transformation with Self-sufficient HP ProLiant Gen8 Servers
E Hene, 20 Shkurt 2012 16:04
HP paralajmeroi sot linjen vetepermbushese te servereve – HP ProLiant Generation 8 (Gen8).
Serveret HP ProLiant Gen8 jane rezultat i nje programi dyvjecar 300 milione dollaresh te quajtur ProjectVoyager, iniciative e kompanise per te ridefinuar aspektet ekonomike te qendres se te dhenave duke automatizuar secilin aspekt te ciklit te jetes se servereve. Deri me sot, Project Voyager ka rezultuar ne me shume se 900 patenta te parashtruara dhe nje arkitekture te re sistemi te quajtur arkitektura HP ProActive Insight, e cila do te zgjeroje tere Infrastrukturen Konvergjente te HP-se.
Me teknologji inteligjente qe automatizojne detyrat dhe ne menyre te ndjeshme permiresojne performancen, HP ProLiant Gen 8 me arkitekture ProActive Insight adreson brengat kryesore te ndermarrjeve. Per shembull, ne nje qender te dhenash tipike prej 10.000 kembesh katrore:
- Kompanite shpenzojne mesatarisht 24 milion dollare pergjate tri viteve per operacione manuale per te mbeshtetur keta servere. HP ProLiant Gen 8 trefishon produktivitetin e administratorit duke eliminuar shumicen e operacioneve manuale sic jane azhurnimet e servereve, te cilat ne menyre tipike marrin deri ne pese ore te kohes se administratorit per nje grumbull serveresh. Vecoria e pare industriale HP Smart Update mund te performoje te njejtin azhurnim ne 10 ose me pak minuta.
- Rritja e shpenzimeve te energjise se servereve i kushton kompanive deri ne 29 milion dollare per tri vite. HP ProLiant Gen8 karakterizohet nga HP 3-D Sea of Sensors, nje teknologji e pare industriale e cila identifikon serveret e mbishfrytezuar bazuar ne lokacionin e kohes reale,fuqine, ngarkesen dhe te dhenat e temperatures, duke rritur kapacitetin kompjuterik per watt te energjise deri ne 70%. HP 3-D Sea of Sensors gjithashtu automatizon efikasitetin e energjise duke eliminuar 100% te konfigurimit manual dhe gabimet e procesit te inventarit.
- Kostot e paplanifikuara te defekteve u kushtojne klienteve perafersisht 10 milion dollare ne ore. Me teknologjite e para industriale HP Active Health dhe HP Insight Online, HP ProLiant Gen8 eshte serveri i vetem i cili ne menyre automatike analizon shendetin e saj pergjate 1,600 pikave te te dhenave. Permes vete-monitorimit, vete diagnostifikimit dhe mbeshtetjes proaktive, klientet mund te zgjidhin ceshtjet e paplanifikuara te defekteve deri ne 66% me shpejte.
“Kostoja e ngritjes se operacioneve ne qendren e te dhenave eshte e paqendrueshme dhe ndermarrjet po kerkojne nga HP te ndihmojne ne zgjidhjen e ketij problemi,” tha Mark Potter, zevendespresident i larte dhe menaxher i pergjithshem, i Industry Standard Servers dhe Software te HP-se. “Ne po ofrojme teknologji inteligjente inovative qe u mundesojne servereve te kujdesen ne menyre virtuale per veten e tyre, duke lejuar stafin e qendres se te dhenave per te perkushtuar me shume kohe per inovacionin e biznesit.”
Projekt Voyager eshte faza e trete e planit shumevjecar te transformimit te HP-se per tregun e serverit, i cili nisi ne nentor 2011 me Project Moonshot. Project Moonshot nderroi menyren se si ndertohen serveret per kompjuterizem me energji ekstremist te ulet. Faza dy e Project Odyssey, ka ridefinuar te ardhmen e kompjuterizimit kritik te misionit. Me fazen tre, Project Voyager, HP automatizon secilin aspekt te ciklit te jetes se serverit.
Arkitektura HP ProActive Insight ngrit pervojen e konsumatoreve
Arkitektura HP ProActve Insight krahason harduerin dhe softuerin e fuqishem i cili mundeson automatizim te ciklit te jetes. Ne te njejten kohe, ai ofron inteligjence te vazhdueshme per shendetin e serverit, perdorimin e energjise elektrike dhe diagnozen tjeter te rendesishme. Si rezultat, azhurnimet e sistemit online mund te instalohen tri here me shpejte, me me pak se 93% defekte.
I testuar ne me shume se 100 qendra te te dhenave boterore, serveret HP ProLiant Gen8 jane te ndertuar me me shume se 150 inovacione te inspiruara nga klientet. Keto inovacione ne menyre dramatike shpejtojne peerformancen e aplikacionit dhe gjithashtu u mundesojne klienteve te maksimizojne disponueshmerine e servereve duke eliminuar problemet e zakonshme qe shkaktojne defekte dhe humbje te te dhenave. Keto perfshijne:
- Automatizim te integruar gjate ciklit jetesor – shpejton instalimin e aplikacionit dhe ne menyre proaktive permireson kohen duke automatizuar detyrat manuale. Si rezultat, klientet mund te rrisin produktivitetin, te reduktojne gabimet dhe ne menyre te dukshme te thjeshtojne operacionet. Me keto permiresime, serveret HP ProLiant Gen8 u mundesojne stafit te TI-se te kursejne me shume se 30 dite te kohes se administrimit ne vit per person ne nje qender tipike 10.000 kembe katrore.
- Pershpejtimi Dinamik i Ngarkeses se Punes – permireson performancen e ruajtjes se te dhenave intensive deri ne gati shtate here menje server konvergjent dhe dizajn te ruajtjes se te dhenave qe permireson teknologjite inteligjente solide te HP-se. Analizat inteligjente dhe inteligjenca e ngarkeses u mundesojne servereve HP ProLiant Gen8 te adaptojne ne kohe reale dhe te optimizojne performancen e sistemeve dhe efikasitetin. Algoritmat unik HP Advanced Data Mirroring dhe inteligjent sigurojne qe te dhenat jane deri ne 1000 here me te sigurta, duke shpejtuar zhdervjelltesine e tepert te disqeve te pavarura (RAID), inicializimin deri ne 95%.
- Optimizimi i Automatizuar i Energjise – ofron gati dyfishin e kapacitetit kompjuterizim per watt dhe kursen 7 milion dollare amerikane ne kosto te energjise ne nje qender tipike te te dhenave pergjate tri viteve me servere te energjise efikase te HP ProLiant Gen8 dhe serveret e pare inteligjent industrial te cilet permbajne sensore te integruar. HP 3-D Sea of Sensors automatizojne menaxhimin e inventarit dhe ne menyre te sakte gjurmojne perdorimin e servereve, duke lejuar administratoret qe lehtazi te optimizojne instalimin e ngarkeses se punes. Serveret konkurrues detyrojne organizatat qe ne menyre manuale te inventarizojne, gjurmojne dhe masin fuqine dhe ftohjen. Kjo kerkon burime esktenzive, shkaktojne rreziqe te defekteve per shkak te gabimeve te konfirguimit dhe nxisin kostot e energjise.
- Mbeshtetje dhe perkrahje proaktive – u mundeson klienteve te arrijne nje leshim deri ne 95% per here te pare te normes se rezolucionit me HP Insight Online, portali me gjitheperfshires i industrise i bazuar ne sistemin e reve, menaxhimi i TI-se dhe portali i mbeshtetjes se personalizuar. HP Insight Online eshte i integruar me teknologjite inteligjente HP ProLiant Gen8, HP Insight Remote Support dhe sherbimet HP dhe u ofron klienteve nje menaxhim konvergjent te servereve dhe pervoje te mbeshtetjes permes mbledhjes automatike te aseteve te servereve, informatave shendetesore, kontraktuale, garantuese dhe mbeshtetese. Te dhenat jane te disponueshme ne menyre te sigurt cdo kund, ne cdo kohe, duke u mundesuar klienteve te lejojne qasje tek partneret e autorizuar te HP-se permes programit HP ServiceONE, duke mundesuar parandalim proaktiv te problemit pervec zgjidhjes se shpejte.
Cmimet dhe disponueshmeria
Serveret HP ProLiant Gen8 jane te disponueshem per klientet e hershem sot.
Disponueshmeria e pergjithshme e servereve HP ProLiant Gen8 permes HP-se dhe partnereve globale nise ne mars dhe vazhdon gjate tere 2012. Kjo perfshin serveret HP ProLiant ML towers per zyrat e largeta dhe serveret e shumefishte HP ProLiant DL qe ofrojne nje balanc te efikasitetit dhe performances. Gjithashtu te perfshire jane edhe serveret blade HP ProLiant BL per infrastrukture konvergjente te gatshme dhe servere shkallar HP ProLiant SL te ndertuar per ueb, sistem cloud dhe per mjedise masive.
Ngjarja premiere per klientet e HP-se, HP DISCOVER, do te mbahet me 4-7 qershor ne Las Vegas.