edgar caniNe grupin e lojtareve qe trajneri Gianni De Biasi ka thirrur per miqesoren e neserme me Kamerunin eshte dhe Edgar Cani. Sulmuesi eshte gjetja e teknikut italian, madje e ka justifikuar me se miri besimin e tij me dy golat e shenuar me Gjeorgjine (miqesore) dhe Qipron (zyrtare), por grumbullimi i tij me perfaqesueses ka habitur polaket.
 
Mediat ne Poloni cuditen me faktin se Cani thirret ne ekipin kombetar, pasi sipas tyre ai ka kohe qe nuk luan rregullisht. “Edgar Cani ka marre ftese nga trajneri i Kombetares shqiptare per miqesoren me Kamerunin. Eshte e cuditshme se si ai ka besimin e trajnerit te shqiptareve, pasi tek Polonia e Varshaves sulmuesi rebel ka nje kohe te gjate qe nuk luan nje ndeshje te plote”, shkruanin dje mediat polake.
 
Para pak ditesh Cani pati nje debat me trajnerin e Polonise se Varshaves dhe klubi e ndeshkoi, duke e derguar te stervitet me skuadren e te rinjve. Edhe epr sa i perket aktivizimit te tij, prej shume kohesh sulmuesi nuk ka luajtur rregullisht, madje edhe kur eshte aktivizuar ka prekur fushen vetem ne minutat e fundit, pavaresisht se ne sezonin e kaluar ai ishte njeriu kyc ne repartin e avancuar te Polonise se Varshaves. 
 
Ndersa tek Kombetarja shqiptare cdo gje eshte ndryshe. Tekniku De Biasi e ka grumbulluar ne cdo ndeshje 23-vjecarin, i cili qe ne debutimin e tij ne miqesoren e 29 shkurtit te ketij viti arriti te shenoje. Edhe ndaj Qipros, Cani gjeti rrugen e rrjetes, duke shenuar nje gol deciziv qe i dha fitoren kuqezinjve (me pas shenoi Bogdani golin e trete, 3-1). Per trajnerin italian, pavaresisht se sulmuesi nuk luan ne kampionatin polak dhe mediat e ketij vendi habiten me zgjedhjen e tij, ai eshte nje lojtar i rendesishem dhe shihet si e ardhmja e repartit te perparuar.     
 
Presidenti i FSHF-se, Duka nuk ndjek Kombetaren, do marre pjese ne ceremonine mortore te gjyqtarit Pjetrushi 
Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ka qene dje ne Lezhe per t’iu gjendur prane familjes Pjetrushi, e cila humbi aksidentalisht birin e saj 32-vjecar, Rigers Pjetrushi, qe ishte arbiter i futbollit shqiptar.
Kreu i FSHF-se ka ngushelluar te afermit e gjyqtarit te ndjere, duke shprehur hidherimin e tij dhe te gjithe familjes se futbollit shqiptar. Ne kete vizite ngushellimi presidenti Duka shoqerohej nga zevendesi i tij, Bujar Kasmi, dhe Sekretari i Pergjithshem ,Ilir Shulku.
Per te marre pjese ne homazhet dhe ceremonine mortore te Rigersit, qe do te kryhen sot, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit ka anuluar vajtjen ne Gjeneve me ekipin tone Kombetar per ndeshjen miqesore Shqiperi-Kamerun.

unionbank