ujkjani mer plakTe shohesh Etrit Berishen ne porten kuqezi eshte kenaqesi per tifozet shqiptare, por ta kesh ate rival per nje vend titullari, kjo mund te te demoralizoje. Ndoshta kjo mund te jete nje nga arsyet qe Samir Ujkani do lere Kombetaren e Shqiperise per te mbrojtur ngjyrat e perfaqesueses se Kosoves. Portieri nga Vushtrria i ka thene OK-in trajnerit Albert Bunjaku dhe keshtu ai pritet te mbroje porten e perfaqesueses ne ndeshjet miqesore, duke filluar qe nga ajo me 5 mars kunder Haitit. Kontaktet ndermjet Bunjakit dhe Ujkanit kane nisur qe prej lejes nga FIFA per zhvillimin e ndeshjeve miqesore nderkombetare. Lajmi eshte publikuar dje nga media franceze, e cila e ka trajtuar me buje te madhe faktin qe Kosova do te luaje miqesoren e pare zyrtare. Aty thuhet qe perpos tij, Kosoves mund t’i bashkohet edhe futbollisti i Kievos qe momentalisht luan per Finlanden, Perparim Hetemaj. Gazeta, gjate dites se djeshme ka provuar te marre nje konfirmim edhe nga ana e Ujkanit, por kontakti me te ka qene i pamundur. E kote ka qene edhe tentativa per te kontaktuar me trajnerin Albert Bunjaku, i cili nuk ka pranuar te sqaroje se kur do te thirret Ujkani dhe nese zgjedhja e portierit eshte definitive.

FSHF Zyrtaret e Federates Shqiptare te Futbollit kane mbetur te befasuar nga lajmi dhe kane deklaruar se nuk kane pasur asnje kontakt zyrtar me portierin. “Ujkani eshte ne planet tona dhe nuk kemi biseduar per ndonje largim te mundshem te tijin. Nuk mund te them me teper sesa kaq, pasi me pare duhet te flasim me futbollistin”, ka thene menaxheri i perfaqesueses, Alban Bushi, dje

 

unionbank