RSS

Startup Weekend po vjen ne Tirane

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

AITATirana si qender prodhimi softwaresh ne rajonin tone eshte nje vizion i deshiruar nga shume pale: kompanite qe veprojne ne fushen e teknologjise se informacionit, te rinjte e ekspertet informaticiene te cilet te tashmen dhe te ardhmen e tyre e shohin ne Shqiperi dhe Qeveria e cila prej vitesh deshmon se po e shtyn shoqerine dhe jeten shoqerore-ekonomike te vendit drejt dixhitalizimit.
Me se fundmi kjo u konfirmua ne aktivitetin e zhvilluar ne daten 29 Mars me rastin e 5-vjetorit te krijimit te AITA – Shoqates Shqiptare te Teknologjise se Informacionit.  Aktiviteti mblodhi drejtues te kompanive anetare te shoqates, perfaqesues te universiteteve e te qeverise se Shqiperise. Ne mbeshtetje te vizionit te paraqitur per sektorin nga Presidenti i Asamblese se AITA, z.Grigor Joti mbi Shqiperine si superfuqi softwarike, Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha e konsideroi idene per shnderrimin e Shqiperise ne nje superfuqi te vogel rajonale per prodhim softwaresh si nje ceshtje themelore dhe u shpreh se per te perqendrimi duhet te jete i perbashket duke bere me dije se qeveria ketu ka nje nga projektet me te rendesishme te saj dhe eshte e gatshme dhe e vendosur qe se bashku me perfaqesuesit e biznesit te percaktoje kuadrin ligjor me te pershtatshem dhe masat lehtesuese me te fuqishme.
Rezultatet e Global Technology Report te publikuar para disa ditesh, tregojne se Shqiperia mban pozicione shume te uleta ne renditje posacerisht ne fushen e inovacionit, mbeshtetjes me venture capital per projekte dhe regjistrimin e patentave te reja. 
Ne kuader te aktiviteteve te veta ne mbeshtetje te vizionit per Shqiperine superfuqi rajonale ne fushen e prodhimit te softwareve dhe vend inovacioni ne fushen e teknologjise se informacionit e me gjere, AITA gjate muajit Mars 2012 mbeshteti aktivitetin Imagine Cup organizuar nga Microsoft Albania (anetare e shoqates) dhe Olimpiaden Kombetare te Informatikes per nxenesit e shkollave te mesme dhe per here te pare po sjell ne Tirane ne datat 20 – 22 Prill nje aktivitet te formatit e standartit nderkombetar, me origjine nga SHBA.
 
Startup Weekend
Startup Weekend eshte nje aktivitet 54-oresh qe zhvillohet gjate nje fundjave dhe sherben si platforme takimi mes programuesve, dizajnerave, marketuesve, manaxhereve te produkteve, financiereve, insvestuesve potenciale dhe entuziasteve te teknologjise ne pergjithesi qe mblidhen per te ndare ide, per te formuar ekipe, per te lancuar produkte dhe kompani te reja.
 
Avantazhet e pjesemarrjes ne aktivitete te ketij lloji jane te shumefishta. Akti i krijimit i cili zhvillohet gjate fundjaves ndihmon pjesemarresit te mesojne dhe te mos degjojne vetem per teori por te ndertojne e testojne strategji. Rrjeti i pjesemarresve i cili permban nje kombinim ekspertesh, te rinjsh, njerezish me ide e investuesish potenciale krijohet gjate fundjaves dhe ofron mundesine e shfrytezimit afatgjate per te gjetur nje vend pune apo investore te gatshem per te mbeshtetur krijimin e nje ndermarrjeje qe mundet te ofroje nje model te mire. Platforma  e ofruar jep mundesi per te mesuar nje gjuhe te re programimi, per te fituar aftesi te reja. Ajo sherben edhe si pike takimi me bashkethemeluesit potenciale per nje ndermarrje te re dhe me vendimmarres e personalitete me rendesi ne komunitet te cilat jane ftuar si mentore apo anetare jurie. 
 
Mbi 45 000 individe me prirje sipermarresi kane marre pjese tashme ne aktivitete Startup Weekend kudo ne bote, te gjithe me nje mision: te ndryshojne boten. Forbes ne 2010 me cilesimin “Emra qe ju duhet te dini per vitin 2011” dhe Techcrunch ne 2012 duke i bere nje permbledhje nje viti 2011 te mbushur me aktivitete, i kushtuan vemendje modelit Startup Weekend dhe suksesit qe ai ka deshmuar kudo ne bote.
 
Ekipi organizator dhe Sponsoret
Ekipi organizator i perbere nga staf ekzekutiv i AITA dhe i partnereve ne projekt Startup Weekend Norway dhe Startup Weekend ka punuar javet e fundit per te mundesuar nje projekt pilot te suksesshem i cili synohet te pasohet edhe nga mjaft te tjere. Mbeshtetes kryesore te projektit jane Ambasada e Norvegjise, AITA dhe IKT Norge – Shoqata Norvegjeze e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit.  Universiteti Europian i Tiranes garantoi qe ne ditet e para mbeshtetje per projektin duke mundesuar zhvillimin e tij ne mjediset e veta, mbeshtetje me infrastrukture dhe staf teknik.
Sponsore te tjere te rendesishem si Crimson Capital, DM Consulting, USAID Rritje Albania, Pro-TIK, 1Up, Universiteti Epoka PC World Albanian dhe CIO, EasyPay do te mundesojne cmime per ekipet dhe individe te talentuar, pjesvmarres ne aktivitet.
Tashme mbi 70 persona te moshave te ndryshme jane regjistruar me profilet e tyre dhe rreth 15 prej tyre jane shprehur se do te paraqesin ide inovative gjate fundjaves, nje pjese prej tyre edhe duke e bere me dije ne pak fjale se cfare do te paraqesin konkretisht.
 
 
Cfare ndodh konkretisht ne kete fundjave?
Te premten: Idete paraqiten ne hapjen e aktivitetit nga individet pjesemarres te cilet ne pak sekonda kohe duhet te jene ne gjendje te entuziazmojne publikun per idene e tyre. Te interesuarit afrohen rreth personave qe sjellin ide dhe po kerkojne per ndihme ne fusha te ndryshme: zhvillim, dizajn, marketing, financa. Grupet krijohen dhe fillojne nga puna.
 
Te shtunen: Ekipet e krijuara forcojne frymen e grupit dhe duke marre ndihme nga mentoret e aktivitetit zhvillojne prototipe te cilat duhet te jene gati deri te djelen mbasdite.
 
Te djelen: Ekipet pergatiten gradualisht per prezantimin perfundimtar i cili ndodh para jurise se perbere nga sponsoret kryesore. Juria vendos per idete e perpunuara dhe te sjella ne formen e prototipit para tyre dhe ndajne cmimet.
 
 
Interesi i zgjuar
Rezultatet e arritura me gjetjen e sponsoreve, sigurimin e mbeshtetjes dhe cmimeve speciale si dhe pranimi nga ana e shume personaliteteve nga fusha e teknologjise se informacionit ne Shqiperi qe te behen mentore te aktivitetit, le te kuptohet se idese e modelit Startup Weekend i kishte ardhur koha ne Shqiperi. 
Ndonese sipermarrja eshte nje iniciative private, individuale ose grupi e cila jo detyrimisht duhet te kaloje permes nje modeli te tille, eksperienca e mire mbareboterore ne aplikimin e ketij modeli, premton qe zhvillime interesante mund te priten edhe ne Shqiperi. Tema si sipermarrja, inovacioni dhe venture capital sidomos ne fushen e teknologjise se informacionit dhe nen vizionin e Shqiperise si superfuqi rajonale ne prodhimin e softwareve, jane tema te cilat eshte e nevojshme qe jo vetem te bejne pjese ne fjalorin e perditshem te biznesmeneve, politikaneve, eksperteve, te rinjve ne sektor, por te shtyjne drejt rezultateve qe ta bejne Shqiperine vertet nje qender zhvilluese idesh dhe talentesh.
Me shume per Startup Weekend Tirana mund te lexoni ne: http://tirana.startupweekend.org. 
Me shume per Startup Weekend mund te lexoni ne: http://startupweekend.org. 
 
 

Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Te fundit nga teknologjia»

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190