Pep-Bayern

Tiki-Taka e Barcelones zbret ne Bavari

Me Pep Guardiolen si trajner te Bayern Munich per sezonin 2013-2014, eshte folur shume per pamjen e Bayern Munich ne Allianz Arena. Disa mendojne se ai do te ndryshoje rrenjesisht klubin, duke sjelle stile te Ajax dhe Barcelones ne Munich. Nderkohe te tjere pretendojne se ai eshte mjaft i zgjuar per te vazhduar punen e mire qe la pas Jupp Heynckes. Pavaresisht pergjigjeve spekulative, dominon nje teme e nxehte: Pep po ecen drejt nje prej puneve me te veshtira ne historine e futbollit.

Gjithesesi, nuk mund aspak te hedhim poshte punen e mire te Guardioles te Barcelona. Me pas ai ka pushuar per gati nje vit per te rimarre veten, dhe rikthimi ne kete detyre kerkon teper energji. Pavaresisht perfundimit, ai do te mbetet nje prej trajnereve me te mire ne bote qe duhet te kete lene gjurmet e tij neper Europe.

Drejtuesit e Bayern Munich arriten te blejne Goetze-n perpara se Pep te vinte ne detyre. Deri atehere, Bayern luante me formacionin 4-3-3 me nje numer 9 fals gjithashtu. Ky pozicion eshte vertet i veshtire per t’u pershtatur, dhe vetem nje pakice e perzgjedhur mund ta coje deri ne fund me rezultate te kenaqshme. Leo Messi ishte i jashtezakonshem ne kete drejtim, dhe Goetze ka talentin e mjaftueshem per arritur sukses. essidhe Guardiola arriten te pamunduren duke prdorur kete sistem ne Camp Nou, ndaj ne Munih ka shume diskutime per kete teme.

Trajneri Spanjoll po eksperimenton rende me formacionin dhe pozicionet, duke pershtatur te Bayern nje taktike te rrjedhshme dhe te lire 4-1-4-1 apo 4-3-3 duke u lejuar lojtareve te shprehin talentin e tyre. Kjo ishte nje nga arsyet pse prezantimi i Guardioles ishte me i ndjekuri dhe me pjesemarrjen me te larte ndonjehere ne prezantimin e nje trajneri. Ne keto formacione, megjithate, Bastian Shwansteiger eshte teper i domosdoshem. Te gjithe lojtaret e skuadres gjithesesi kane instikte mjaft ‘vrasese’.

PepsBayern

Loja ku ushtrohet presion eshte e terbuar, me kembet energjike te Toni Kroos, Thomas Muller, Franck Ribery dhe Arjen Robben. Goli i dyte i Arjen Robben ndaj Borussia Moenchengladbach tregoi edhe njehere sesa i afte eshte per ta ruajtur topin dhe per ta derguar ne drejtimin e duhur. Lojtaret pasojne me durim, ruajne kontrollin e topit dhe mbulojne njeri tjetrin. Vrapime te inskenuara dhe te rendesishme zene gjithashtu vend ne skuader, duke e bere menyren e shenimit te golave, shume te ngjashme me Barcelonen.

Me Philip Lahm ne qender te mesfushes, Muller perpara dhe Thiago si lojtar i pavarur ne mesfushe, Guardiola nuk ka frike te eksperimentoje. Rezultatet e tij kane qene gjithnje mbreslenese. Kete sezon, Bayern pa dyshim do te jete nje makine qe prodhon futboll pa kufij, me punen e shkelqyeshme te Guariones.

unionbank