ronaldo2Te kualifikimi Realit nuk kishte dyshuar askush, por skuadres “Los Blancos” ju bashkengjit ne çerekfinale dhe Chelsea, qe e shfrytezoi ne maksimum faktorin fushe duke mundur ne ndeshjen e kthimit Galatasaray 2-0. Ne sfiden ku Drogba rikthehej ne Londer, tifozet e bluve treguan se dine t’i vleresojne kampionet e se kaluares pavaresisht se Eto’o beri ta harrojne sulmuesin nga Bregu i Fildishte shume shpejt, kur shenoi qe ne minuten e 3-te.

Starti i mbare eshte gjysma e punes dhe Chelsea qe veshtiresine me te madhe ne kete takim mund te kishte zhbllokimin e rezultatit, e lejoi Mourinhon ta kalonte takimin i relaksuar ne stol duke marre kontrollin e lojes e duke asfiksuar turqit ne gjysmefushen e tyre. Skuadra e Mancinit, u duk sikur kishte mbetur ne dhomat e zhveshjes, me kryesuesit e Premier League qe vazhduan te krijonin rast pas rasti ndersa ne krahun tjeter Cech i festoi 100 ndeshje ne Champions si turist ne fushe, pasi per 45 minuta nuk kishte aspak pune per te. Ne Europe megjithate eshte e rendesishme te mbyllesh ndeshjen atehere kur duhet dhe londinezet e bene diçka te tille pak para pushimit, me Gary Cahill qe realizoi nje gol tipik britanik ne ndeshjen e tij te 100 me fanellen e Chelseat. Ne pjesen e dyte Galatasaray e kuptoi qe nuk kishte me shprese per ta, dhe as nuk provoi te vendoste ne veshtiresi Chelsean, qe pas eliminimit te Arsenalit dhe Cityt mban lart flamurin anglez ne Europe.

Me Realin qe kishte siguruar kualifikimin qe ne ndeshjen e pare, pasoje e suksesit 6-1 ne Gjermani, ndeshja e dyte ne “Bernabeu” dukej sikur luhej e tera per Ronaldon, qe duhet te rriste numrin e golave te tij ne Champions, pasi portugezi ishte i vetmi titullar fiks ne fazen e avancuar te madrileneve. Dhe ne fakt ylli i Realit nuk zhgenjeu duke shenuar qe ne minuten e 21-te, golin e tij te 12-te ne kete kompeticion, ne vetem shtate takime te luajtura. Schalkes nuk i mjaftoi as nje dhurate e Ramos, qe e devijoi topin drejt portes se tij ne minuten e 31-te, pasi ne pjesen e dyte, Reali jo vetem qe ktheu ndeshjen ne favor por gjithashtu vazhdoi t’i thellonte akoma me shume shifrat. Ne minuten e 74-tert, ne nje aksion kundersulmi portugezi shenoi dhe golin e 13-te ne kete sezon te Champions, ndersa pak sekonda me pas, shtylla ndali goditjen e Ronaldos, perpara se Bale te pasonte per Moratan, qe nuk e kishte shume te veshtire ta dergonte ne rrjete. Perfundoi 3-1 per Realin, dhe 9-2 ne total, me Schalken qe te pakten evitoi nje humbje me dy shifra ne rezultatin e pergjithshem.

 

unionbank