
Telefonia celulare dhe perdorimi i internetit kane njohur rritje te ndjeshme, me gjithe krizen ekonomike. Rajoni me rritjen me te shpejte eshte Evropa Lindore.
Recesioni global ka pasur ndikim negativ ne shume dege te ekonomise, por nje prej tyre ka treguar qendrueshmeri – teknologjia e informacionit.
Gjithnje e me shume njerez pajisen apo blejne telefona te rinj celulare dhe kane qasje ne internet. Madje, nje nga rajonet me rritjen me te madhe ne keto fusha eshte Evropa Lindore dhe vendet e dala nga shperberja e Bashkimit Sovjetik.
Sipas nje raporti te UNCTAD-it, agjenci e Kombeve te Bashkuara, deri ne fund te vitit 2008 ka pasur 4 miliarde kontrata telefonash celulare.
Rritja kete vit ka qene me e ulet krahasuar me 2007-en, por serish ka njohur se paku 20% rritje.Ekonomite ne zhvillim apo ne tranzicion po njohin hovin me te madh.
“Mes viteve 2003-2008, ne mesin e 20 vendeve me rritjen me te madhe sa i perket futjes se telefonise celulare, shumica jane nga ekonomite ne tranzicion, sic i quajme ne ish-republikat sovjetike. Edhe vendet e reja anetare te BE-se jane ne mesin e ekonomive me te medha apo me dinamike ne kete kontekst”, thote per Radion Evropa e Lire Torbjorn Fredrikson, nje nga autoret e raportit te UNCTAD-it.
Fredrikson sjell dhe shpjegimin lidhur me keto tendenca.
“Kjo pasqyron ne shkalle te madhe faktin se telefonia celulare nuk shihet me si luks, por si nevoje. Njerezit nuk duan te heqin dore nga telefonat e tyre pasi e provojne”, pohon Fredrikson per RFE.
Ne krye te vendeve te rajonit kryeson Mali i Zi. Vitin e kaluar, ne kete vend kishte 230 telefona celulare per 100 banore, cfare perfaqeson nje rritje prej 160% ne pese vjet. Ne te njejten periudhe, hyrja e telefonise celulare ne Rusi e Ukraine u dyfishua.
Ne rajonin e Kaukazit kryeson Armenia me nje rritje prej 83%, krahasuar me 70% per Gjeorgjine dhe 55% per Azerbajxhanin.Fredrikson shton se ne territorin e ish-Jugosllavise rritja shpjegohet me faktin se shume fonde dhe investime hyne ne sektorin e telefonise pas lufterave ne rajon.
Kjo shpjegon dhe rritjen e shpejte te numrit te perdoruesve te internetit ne keto vende.
Edhe Bosnja futej ne 20 vendet me rritjen me te shpejte, derisa ne ate liste gjendeshin dhe Maqedonia e Moldavia.
Perdorimi i internetit ka njohur rritje ne vendet ne zhvillim. Por, raporti tregon dallimin e ndjeshem mes vendeve te pasura dhe atyre ne zhvillim lidhur me qasjen ne rrjetin e shpejte te internetit.
Ne vendet skandinave, nje ne tre persona ka qasje ne rrjetin e shpejte te internetit. Vendet e tjera mbeten pas ne kete drejtim, e ne vecanti ne perdorimin e internetit per qellime te tilla si tregtia apo mesimi ne distance.
“Nese shikoni ekonomite ne tranzicion, Kroacia ka nivelin me te larte te perdorimit te internetit per procese te avancuara, si shitjet permes internetit e me radhe. Kjo shifer ne Kroaci eshte 11%, ne Maqedoni 8% dhe ne Rusi vetem 5%. Kjo tregon se ka vend per rritje e zgjerim ne kete fushe”, thote Fredrikson per Radion Evropa e Lire.
Ai shton se ekonomite ne tranzicion jane ne gjendje t’i shfrytezojne keto mundesi edhe per shkak te shkalles se larte te arsimimit.