
Per vec faktit qe Apple eshte duke punuar ne nje tablet 10 incesh thuhet se kjo kompani eshte duke punuar edhe ne pajisje tjera te ngjashme me madhesi 13 dhe 15 inc, te cilat funksionojne teresisht me Mac OS X.
Burimi ne fjale pretendon se dy prototipat me ekran te ndjeshem ne prekje, qe jane te punuar nga alumini, por kane formen e iPhone-ve te medhenj, ishin ne nje fabrike ne Shenzuen te Kines. Nje prej tyre ishte duke funksionar plotesisht me Mac OS X 10.5. Kur u pyet, burimi nuk percaktoi arsyet nese eshte krijuar thjeshte per qellime te demonstrimit, ose ishin vertete njesi para-prodhuese.
Sic kane thene edhe me pare, kur secili eshte i fokusuar ne tabletin 10 incesh me iPhone OS, ky lajm nuk eshte edhe aq befasues, njofton ”PCworld”. Eshte e mundur qe Apple eshte duke eksploruar edhe faktore tjere te formes, dhe keto dy modele munden ose nuk munden te perfundojne ne prodhim final.
Sipas thashethemeve Apple eshte pothuajse ne fazat finale te zhvillimit te Apple Tablet, nje 10 incesh me sistem operativ te iPhone. Ndersa disa burime te ndryshme theksojne se Steve Jobs, eshte personalisht duke udhehequr punen ne lidhje me kete produkt.