
Sony Ericsson ka lansuar celularin e saj te holle dhe terheqes, qe quhet Aino. Pajisja, qe lejon perdoruesit te qasen prej se largu ne permbajtjen qe kane ne PS3, eshte gjithashtu ne gjendje te transferoje media me PC permes nje lidhje standarde Wi-Fi.
Aino vecohet me nje ekran 3 inc te ndjeshem ne prekje (16.7 milion ngjyra), kamere me 8.1 megapiksel, audio transmetim Stereo Bluetooth dhe me nje FM Radio.
Pervec kesaj, Aino permban nje media shfletues me navigim 3D (djathtas, majtas dhe ne thellesi), dhe gjithashtu ka nje UI prekese qe lejon perdoruesit qe me shpejtesi te shfletojne para dhe prapa gjesende te ndryshme
Ne fund, Aino ofron nje GPS te avancuar qe perkrah Geo Tagg me imazhe ne bashkepunim me Google Maps.
Specifikat tjera pefshijne:
* Dimensionet: 104 x 50 x 15.5 mm
* Pesha: 134 g
* Kohezgjatja e baterise: Kohe bisede 13 ore e 18 minuta; ne gjendje normale 380 ore e 18 minuta
* Tipi i baterise: 3.6V, 1000 mAh, Litium Polimer
* Formatet muzikore te perkrahura: 3GP, AAC, MP4, M4A, MP3, AMR, AMR-WB, WAV, SMF, iMelody, XMF, WMA
* Auto Rotate me akselerometer te integruar
* Memorie te brendshme 55MB dhe 8GB micro SD
Aino pritet te paraqitet ne treg me 30 tetor, me nje cmim prej 600 dollare.