Emocioni per te zgjedhur midis shtigjeve te lugines Kathmandu ne zbulimin e vendeve te shenjta budiste, safari magjepses mbi shpinen e elefanteve te Parkut Kombetar Royal Chitwan
Ne rreze te Himalajeve, e vendosur midis Kines dhe Indise, shtrihet toka e tempujve antike dhe traditave mijera vjecare: Nepali.
Nje vend i varfer por me bukuri te pafund dhe krenar per kulturen e tij. Fale efektit te ererave musonike, ne periudhen midis tetorit e nentorit mund te perfitoni nga nje klime e bute dhe nje qiell i paster qe ju jep mundesine te keni nje pamje te qarte per te zhvilluar ekskursione te paharrueshme neper panoramat befasuese. Tetori eshte edhe muaji i Dashain, festa me e rendesishme e kultures Hindu, qe per fat te keq sjell me vete dhe zakonin e turpshem te sakrifikimit te kafsheve, per te falenderuar Zoterit dhe per t’u kerkuar atyre qe cikli i natyres te jete i pandryshueshem. Ndersa ne nentor, festohet Tihar, moment ne te cilin nepalezet kerkojne ngushellim nga Laxmi, perendia e pasurise dhe e te ardhmes.
Ne kembe ose ne biciklete
Pajisuni me cizme dhe kini shpirtin e aventures sepse per te zbuluar bukurite e Nepalit do t’ju duhet te ecni. Duke kapercyer disa nga shtigjet me te bukura te botes (qe mund te behen edhe me biciklete malore), arrin te shohesh te gjitha sekretet e lugines Kathmandu ku ndodhen shume nga vendet me te bukura e te shenjta te budizmit. Ne qytetet Kathmandu, Patan e Bhaktapur merr jete historia e ketij populli fantastik, midis mijera faltoresh, rrugicave tibetiane, nje pjate dhal bhat tarkari (nje lloj supe me thjerreza, oriz dhe perime) dhe nje gllenjke chang (birre lokale e prodhuar ne menyre artizanale ne Himalaje).
Ne luginen Kathmandu, poshte “syve te Budes”
Ndalesa jone e pare nuk mund te jete ndonje vend tjeter vecse kryeqyteti Kathmandu. Zemra e tij pulsuese, larg modernizimit te shfrenuar te periferise (ku cdo dite ndertohet dyqane dhe hotele luksoze), eshte Durbar Square (Sheshi Durbar). Nje shesh me nje arkitekture mahnitese, mbushur plot me shites ambulante te cilet kane fituar famen se jane nder shitesit me kembengules qe ekzistojne. Nje kalim i vertete ne besimet fetare lokale, midis skulptura ne gur, muzikes se gaine (muzikante tradicionale qe mblidhen ne shesh) dhe valleve te kercimtareve te mbuluar me mask ate kendshme. Mos u trembni nga ‘lemshi’ i rrugeve dhe rrugicave qe duket te jete zhytur ne nje tis apo vello me ngjyra te ndezura nga me te ndryshmet, ku gjithmone mbetesh i magjepsur nga ‘sari-t’ elegante te femrave dhe nga shkopinjte e temjanit te cilet krijojne nje atmosfere qe te sjell nder mend mitet e perjetshme. Vertet magjepsese…
Tempulli i majmuneve
Me i bukuri dhe ndoshta tempulli me turistik i qytetit eshte kompleksi antic Swayambhunat (shek. V), i quajtur “tempulli i majmuneve”. Nje vend i shenjte per budistet: thuhet se ketu vinte te mesonte edhe vete Buda. Misteri i emrit eshte zbulur shpejt. Ai ka lidhje me disa majmune te cilet vraponin mbi catite dhe kupolat e arta, duke argetuar me lojra vizitoret kurioze (provoni te shikoni se si argetohen ndersa zbresin duke vrapuar nga shkallet kryesore).
Meritojne vertet te vizitohen edhe tempulli hindu Dakshinkali (dedikuar perendise Kali), ku nje legjende tregon se si njehere e nje kohe grate i vrisnin bashkeshortet e keqinj; dhe tempulli Boudhanath, i deklaruar trashegimi e njerezimit nga UNESCO, se bashku me Syayambhunat.
Ne mbarim te turit kulturor, mund te kalohet nje mbremje e kendshme duke shijuar pjatat dhe gatimet tradicionale. Ne zonen Thamel, qe eshte me e frekuentuara nga turistet, ndodhen disa restorante shume te mire me cmime te uleta dhe ushqim te shijshem. Shkoni ne Restorant Yak dhe pyesni per te famshmet “buffalo steam momo” (ravioli te mbushura me mish vici te skuqur. Nuk do te pendoheni
Nje safari ne Terai
Pas nje turi jeni vertet gati per t’u zhytur ne natyren e pafund, e mbushur nga majat me te larta te botes. Por ketu do t’ju presin, ashtu sic mund ta imagjinoni, vetem male plot me bore, por edhe pllaja te ftohta subtropikale me peizazhe te paimagjinueshme.
Ne kete rajon ndodhet i madhi Parku Kombetar Royal Chitwan, nje destinacion vertet i detyrueshem per kedo qe deshiron te kaloje pushimet e tij ne Nepal. Ai ze nje siperfaqe rreth 932 km2 dhe dikur perdorej per gjueti nga aristokracia angleze dhe nepaleze.
Tigra, elefante, rinoceronte dhe leoparde…
Ketu nje flore dhe faune shume e bukur dhe interesante presin vetem qe te zbulohen nga safari-t emocionues (te jesh ne nje jeep, ne kanoe apo ne kembe, por eksperienca me e bukur eshte sigurisht te hipesh mbi kurrizin e nje elefanti), gati per t’u perjetesuar ne fotot e bukura: rinocerontet e famshem me nje bri’, tigrat bengale, dreret jane vetem nje nga 50 llojet e ndryshem te gjitareve dhe rreth 450 specieve qe mban kjo toke.
Nese deshironi te akomodoheni ne brendesi te parkut, do te gjeni shume resorte si per shembull Hotel Parkside-Hattisar, si dhe me popullorin Maruni Sanctuary Lodge, te cilet do t’ju lejojne t’a jetoni kete aventure ne kontakt te ngushte me pjesen me te eger te vendit.
Nese jeni te apasionuar pas udhetimeve duhet te shpenzoni ndonje dite per ekskursion ne zonen Chepang Hills, ku mund te zgjidhni te blini paketa te ndryshme turistike qe propozojne agjensite e shumta dhe keshtu te keni mundesine te vizitoni vende vertet interesante.
By A Web Design
Qyteti me argetues i Amerikes, San Franc![]() Reputacioni i San Franciskos si nje qytet argetues, daton qe ... Lexo me shume |
Nje pershkrim i shkurter mbi bukurite e![]() Nga xhamite mesjetare te Kajros ne piramidat gjigande te Gizes, ... Lexo me shume |
Goteborg, arkipelagu i ishujve qe lejohe![]() Gjysem ore nga qyteti suedez, nje seri me ishuj qe ... Lexo me shume |
Helsinki, djepi i dizajnit![]() Qyteti i Alvar Aalto i zgjedhur si kryeqytet boteror per ... Lexo me shume |
Ishulli Paphos, me i lashti ne Qipro, ga![]() Ne zbulim te kapitalit te pare dhe rrenjeve te tij ... Lexo me shume |
Tenerife dhe plazhet e mrekullueshme te![]() Tenerife, takim i erresires dhe i izolimit ne te njejtin ... Lexo me shume |
Qershor, periudha me e bukur per te vizi![]() Antalya eshte nje nga zonat me te bukura dhe terheqese ... Lexo me shume |
Lubiana, qytet i dashurise dhe diamant i![]() Nje shetitje ne qytetin e kendshem dhe te nenvleresuar slloven, ... Lexo me shume |
Nje itinerar drejt fundit te botes, ne P![]() Nje udhetim pergjate Rutes 40 argjentinase. Nga Amazona pyjore ne ... Lexo me shume |
Ja plazhet me te mira sekrete qe duhet t![]() Shumica e plazheve me te bukura turke jane marre nen ... Lexo me shume |
Islanda mes zjarrit dhe akullit![]() Islanda eshte nje vend i botes mes zjarrit dhe akullit. ... Lexo me shume |
Kroacia dhe ishujt me te frekuentuar![]() Nuk eshte me sekret bukuria e Kroacise me rrenojat romake, ... Lexo me shume |
Bullgaria, nje perle e pazbuluar![]() Bullgaria qe u themelua ne vitin 1681 pas lindjes se ... Lexo me shume |
Cfare te bejme ne Viene?![]() Me parqet mbreterore qe rrethojne Danubin blu, shtrihet qyteti romantik ... Lexo me shume |
Plazhet me te bukura te Spanjes![]() Edhe pse Spanja rrethohet ne lindje nga Franca dhe ne ... Lexo me shume |
Koha e ishujve tradicionale te Italise![]() Erdhi koha e ishujve. Pertej pushimeve verore, oazet e Mesdheut ... Lexo me shume |
Cdo te thote te shijosh pushimet ne Majo![]() Mendoni per pushimet ne Majorka, me njerez te qejfit qe ... Lexo me shume |
Jeta turistike e Londres![]() Londra duket sikur nuk lodhet kurre. Ndoshta eshte paradoksi me ... Lexo me shume |