pep-guardiolaSituata tek Bayern nuk eshte aspak e qete dhe miqesore, pavaresisht fitores madheshtore te arritur ne fushen e Dortmund. Pep Guardiola eshte acaruar tmerresisht shume kur ka pare te publikuara ne faqet e gazetes sportive Bild formacionin dhe taktiken qe do te perdorej per te mundur Dortmundin.

Sipas Bild, Guardiola ka deklaruar lufte te hapur spiunit ne dhomat e zhveshjes, kushdo qofte ai! Deklarata e tij e forte ka qene: Nuk me intereson kush eshte, me mua nuk luan me!

Cdo gje ka dale ne siperfaqe pasi Bild publiikoi planet e detajuara te Pep Guardioles per te mundur Borussian, ku cdo gje bazohej tek pasimet e gjata dhe te shpejta. Mesohet se Pep i ka thene nje gazetari: Nese desheron te ftoj ne diskutimin qe i bej skuadres para ndeshjes, keshtu nuk je i detyruar te kontaktosh lojtaret e mi per tu vjedhur strategjine time per ndeshjen e ardhshme.

Nderkohe CEO i Bayern Karl-Heinz Rummenigge eshte munduar te qetesoje gjakrat: Sigurisht nuk do te ngreme ndonje Komision te posacem per te gjetur spiunin, por e keshillojme qe te mos e riperserise pasi mund te kete probleme ne vijim.