RSS

Fotoreportazh eskluziv/ Me mire ne Bruksel apo ne Tirane?

Cfare rrok me nje te hedhur syrin, duke vizituar kryeqendren e BE-se, Bruksel. Qytetin me tipizimet qe e lartesojne ne standarde, krahasuar me nje kryeqender jashte BE-se si Tirana, por qe edhe tek-tuk te ben te zhgenjehesh e te thuash: ‘Ne Tirane qenkerka me mire!”.   

 


Sa shume bicikleta!

 

Shenjat e kalimit te bicikletave neper rruge i kemi edhe ne ne ndoca trotuare te rinj qe kemi ndertuar keto vitet e fundit. Duke i perqasur me standardet e duhura. Por nese ne Bruksel kembesoret i respektojne ndarjet perkatese, ne Tirane jo. Veç kesaj, sa shume te rinj sheh mbi bicikleta perdite ne Bruksel dhe sa fare pak ne Tirane!

 

Duke pire duhan

 

Ne Belgjike ndalohet duhani. Dhe, ne fakt, pothuajse kudo mund te thithesh ajer te paster, perkundrejt Tiranes gjithe nikotine si ne ambiente te mbyllura, ashtu edhe ne rruget e trotuaret qe kundermojne ere duhan ne vendin me duhanpires te Europes. Por ja edhe nje vajze belge, duke pire duhan lirshem dhe kunderligjshem ne nje pub nate ne Bruksel.

 

Bar-kafe edhe plot, edhe bosh

 

Ne oret e para te paradites kafet jane thuajse bosh ne Bruksel. Sidomos ato afer zyrave. Le qe nuk jane te shumta ne numer e te duhet te lodhesh kembet te gjesh nje vend per te pire kafe, por dhe kur i gjen, shumica jane te boshatisura. Si edhe ky bar-kafe ne foto. Pasi eshte orar pune. Por ka edhe zona te tejmbushura me bar-kafe dhe plot e perplot me njerez, sidomos pasdite, si kjo zone ne sheshin Poelaart.  

 

Kafe pa uje

 

Por kafete ne Bruksel gjithmone sherbehen pa uje. Perkundrejt Tiranes bujare, ku rrallehere ajo te vjen pa uje. E ne zonat qendrore te qytetit, nje kafe kushton afersisht 3 euro. Nese belget çdo dite do ta pinin kafene jashte, si ne shqiptaret, vetem per kafe iu nevojiten rreth 90 euro ne muaj!

 

Asnje ore ne mur

 

Ne çdo ambient ku te qellon te futesh; qofte zyre, holl hoteli, bar-kafe, si nuk has nje ore te varur ne mur?! Nese nuk mban ore ne dore, ne Bruksel do bezdisesh qe te orientohesh sakaq ne çast. Por ndoshta, ngaqe belget as nuk e imagjinojne mungesen e ores ne dore!

 

Te keqen e tualeteve te Rinasit!

 

Si ne aeroportin Fiumicino te Romes e si ne aeroportin qendror ne Bruksel, ku mund te te qelloje te ndalesh e te kerkosh nje tualet, do te duhet te ecesh e kerkosh jo pak, derisa me ne fund e gjen. Nuk gjen tualete te shpeshta ne distanca te shkurtra si ne aeroportin e ri “Nene Tereza” ne Rinas.

Veç kesaj, WC apo lavamane te vjeteruar e te piste, te cilet duket se nuk pastrohen ore e çast sikurse ne Rinasin e Tiranes.

 

Plehra dhe njolla me keq se ne Tirane

 

Jo pak here te ndodh te gjesh plehra ne rruget kryesore te Brukselit. Me shume ndoshta se ne zonat kryesore ne Tirane, ku pastrueset e rrugeve qendrojne gjithe diten me fshese ne dore. Te tjeret hidh, e ato pastro. Domethene, pasterti fale tyre dhe jo edukates qytetare te shqiptareve. Por ne Bruksel, nga familje apo zyra sheh perdite te dalin thesa me letra apo mbeturina te ndryshme, qe lihen mu neper dyer buze trotuarit kushedi per sa kohe. Ne ore te dites dhe te nates. E plus kesaj, edhe kosha te tejmbushur me mbeturina. Ngado edhe njolla si rreke te palara neper trotuare kushedi qe kur. Siç gjen shpesh ne Tirane. Por edhe ne Bruksel?!

 

Ne parqe, sidomos te rinj

 

Kemi edhe ne ne Shqiperi parqe te mbushur tej e tej me njerez. Madje me me shume njerez se sa mund te shihen ne keto foto nga Brukseli. Por nese neper parqet tona ne qender te qytetit ulen me shume familjare me femije, ne Bruksel jane edhe adoleshentet qe ulen ne stola, shtriqen, hane e pine mu ne zemer te qytetit. Gje qe mund t’i bente me pak turp te pakuptimte te rinjte tane, qe do te kishin zgjedhur per te soditur lirshem baret dhe restorantet.

 

Edhe keto dy vajza belge, shoqe apo ndoshta te dashuruara, shtrihen sa gjate gjere ne park ne mes te qytetit. Gje qe nuk ka gjasa ta gjesh ne Shqiperi. Sa nga turpi i te qendruarit shtrire ne nje zone ku kalojne te gjithe, e sa nga ajo qe, rendom do t’i paragjykonin me nje te pare si ‘te dashuruara’. E me sa duket edhe vete ende nuk guxojne dhe sfidojne. 

 

Anglezet, angleze edhe ne Bruksel!

 

Edhe ne Bruksel ‘tipa’ origjinale e te çtendosur ne qejfe. Por me lezet ama. Qe vetem te kenaqin dhe jo duke tejkaluar caqet, e duke u bere shqetesues dhe te bezdisshem. Keta te rinj ne foto jane angleze, por qe jetojne ne Bruksel. Te pazakonte me shakate, te kenduarit ne publik dhe gjysme lakuriqesine per te marre ca rreze te pakta dhe vakta dielli ne nje fillim prilli ne parqet e Brukselit!

 

Nata ne Bruksel, e frikshme

 

Pas ores 20:00 te mbremjes rruget gati jane te boshatisura ne Bruksel. Pothuajse ngado kalon, qofte edhe zona ne qender. Perveç tek-tuk disa zonave te pakta shume te frekuentuara dhe ku ka stacione autobusi me njerez ne kembe qe presin.

Grupe shoqerore apo çifte qe duan te zbaviten ne ore te vona i gjen tek-tuk neper pube, restorante apo bare hotelesh, te cilet me pas iu hipin menjehere makinave. Njerez duke ecur ne kembe ne ore te vona nuk para gjen dhe zbrazetia mbizoteruese neper rruge, nese qellon te jesh kalimtar, ngjall ankth. Neper cepa te erret gjen vetem grupe te rinjsh, kryesisht emigrante, qe nuk pertojne te hedhin fjale te pakendshme, e veshtrime gati kercenuese. 

 

Rruget, bosh edhe paradite

 

Rruget qe i perkasin zones qendrore, aty ku perqendrohen zyrat e BE-se, gjate orareve te punes i gjen njera pas tjetres edhe krejtesisht bosh. Ndersa shkretetire e plote eshte sidomos dita e diel, kur zakonisht brukselasit dalin jashte qytetit. 

 

Zyrtaret e imagjinuar

 

Me morine e zyrave dhe institucioneve qe ka, edhe moria e nepunesve ne kete qytet eshte e imagjinuar. Monotonia e rrugeve mund te thyhet jo pak here nga delegacione zyrtaresh, te gjithe me kostume dhe kollare, nga vende te ndryshme si vargane te gjate. Te shpeshte, por normale, sidomos ne Bruksel. 

 

Ne pub, edhe ‘gra moshatare’

 

Kjo grua, e cila eshte ulur ne rreshtin e pare te banakut te nje pubi ne Bruksel ne ore te vona te nates, eshte afro 60 vjeçe. Ka ardhur krejt e vetme, por shume shpejt ze shoqeri me burrin e panjohur ulur afer saj. Qendron edhe rreth nje ore, e pershendet bashkebiseduesin dhe fqinjet e tjere aty dhe largohet po e vetme. Si veshtire ta gjesh nje grua ne kete moshe ne te njejtin proces veprimesh ne Tirane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Na ndiq ne

By A Web Design

Lajme, Te Fundit

Disa truke per fluturime te lira

News image

Udhetimi mund te shpetoje jete. Pushime te duhura, ne kohen ... Lexo me shume

Pushime pa stres, 10 gjerat qe duhet te

News image

A keni menduar te beni nje udhetim ne new York? Ne... Lexo me shume

Turizem: Frike per pushime ne vendet e l

News image

  Destinacionet e vendeve ‘ne lufte’, sic qene tani afer Egjipti, Tu... Lexo me shume

Fotoreportazh eskluziv/ Me mire ne Bruks

News image

Cfare rrok me nje te hedhur syrin, duke vizituar kryeqendren e ... Lexo me shume

Ohri, destinacion turistik i klasit bote

News image

Ohri deri ne vitin 2020 do te jete nje destinacion tu... Lexo me shume

Eskluzive/Pushime pa viza edhe ne Sarden

News image

Kane filluar te behen gati qe tani paketa te pasura tu... Lexo me shume

Heqja e vizave, me shume prenotime per u

News image

TIRANE  - Agjencite turistike presin nje rritje prej 20% te ... Lexo me shume

Bukurite natyrore te Rugoves mahnisin am

News image

Tek ka pershkruar udhetimin e tij hulumtues ne kete vis ma... Lexo me shume

“Zgjerimi i gjelber” i Kopshtit Botanik

News image

I njohur ne Shtetet e Bashkuara per koleksionin e tij ... Lexo me shume

Destinacionet turistike te Kosoves ne re

News image

KOSOVE - Disa nga destinacionet me te mira turistike te ... Lexo me shume

Po afron vera, por prenotimet behen qe t

News image

AntaliaTe duash te shkosh ne Antalia, por me sa me ... Lexo me shume

Turizmi, ministri Xhaferri takon ministr

News image

Turizmi ka qene tema e diskuktimit ne takimin midis Ministrit ... Lexo me shume

Zbuloni keshtjellat me te bukura ne bote

News image

            Keshtjella e Bamburgh, Angli Kjo fortese ka qendruar mbi shkembinj prane ... Lexo me shume

Kultura burim per turizmin...

News image

Konferenca Nderkombetare ne EUFT dhe politikat qe duhen ndjekur ne ... Lexo me shume

Ide per Pushime

cosmos

100% Bonus ne Eccobet

banner-ecco

Sondazh

Sponsor

club fm

Sponsor

Horoskopi

internet2 thumb medium380 0

Auto

innovation3 thumb medium380 0

Lifestyle

fashion1 thumb medium380 0

Travel

travel1 thumb medium380 0