Juventus dhe Lazio nuk japin asnje orientim per skuadren e pare finaliste te Kupes se Italise. Kampionet e Serie A nuk munden te shkonin me shume se barazimi 1-1 ne “Juventus Stadium”, duke bere nje hap pas ne objektivat sezonale.
 juventus-lazio copy copy
Pjesa e pare nisi me vrullin e zakonshem te te zoteve te shtepise, por shume shpejt, skuadra e Petkovic futi nje marsh me shume duke vendosur barazpeshen ne fushe. Rastin me te paster te ketij 45 minuteshi e pati Mauri, i cili nuk mundi ta shtynte ne porte nje top te dhuruar nga kundershtaret, sepse Barzagli u shfaq ne rolin e “engjellit mbrojtes”, duke larguar sferen nga kembet e lacialit.
Nga ana tjeter, Giacherini u kunderpergjigj me nje predhe nga jashte zones, por Marcheti reagoi ne kohe. Ne minutat e fundit Conte mori nje lajm te keq, sepse Bonuci u largua nga fusha per nje terheqje muskulore, duke ia lene vendin uruguaianit Caceres. 
 
Shkendijen e pare ne pjesen e dyte e dha Matri, qe leshoi fluturimthi te djathten, por ishte serish Marchetti qe u mohoi golin kampioneve te Italise. Duhej te vinte minuta e 65-te qe ndeshja te zhbllokohej me nje gol te mbrojtesit Peluso, i cili shfrytezoi me se miri goditjen e kendit per te kercyer ne ajer, duke kaluar ne avantazh bardhezinjte.
 
Minuta e 72-te regjistroi nje rast flagrant per Vidal, qe nuk mundi te dyfishonte vetem per vetem me portierin kundershtar, duke e cuar topin ne shtyllen e majte pingule te Marchettit. Vidal ishte serish protagonist me nje goditje me koke, por portieri mik beri serish mrekulline, duke e larguar topin ne kufijte e vijes fatale. Por kur nuk shenon, peson, sepse Mauri kishte ruajtur nje surprize per Juventusin duke i shpetuar markimit te De Ceglies brenda zones dhe duke shenuar golin e barazimit. 
Me kete barazim gjithcka mbetet e hapur, edhe pse Lazio gezon avantazhin e golit ne fushen kundershtare. Takimi i kthimit do te luhet pas nje jave ne “Olimpico” te Romes.
 
 

unionbank