RSS

Prezantohet ne Madrid guida e pare per Shqiperine

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Ky aktivitet u organizua nga shtepia botuese Alhenia Media ne bashkepunim me rrjetin e librarive Casa del Libro nen patronazhin e Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Madrid. Ne kete aktivitet merrnin pjese perfaqesues te Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Bashkepunimit, Ministrise se Turizmit, anetare te trupit diplomatik te akredituar ne Madrid, operatore turistike spanjolle dhe pjesetare te komunitetit shqiptar qe jeton ne Madrid.

Ne fjalen e tij ambasadori Robo pershendeti se pari shtepine botuese Alhena Media per botimin e kesaj Guide. Ai theksoi se pas marrjes se Çmimit te Princit te Asturias per letersine nga ana e shkrimtarit te mirenjohur shqiptar, Ismail Kadare, vitin e kaluar, botimi i ketij libri dhe promovimi i tij eshte nje hap mjaft i rendesishem per njohjen e vendit tim, te historise, kultures, trashegimnise, arteve, ekonomise, ne mbare opinionin publik spanjoll dhe me gjere. Me kete botim plotesohet nje mungese e deritanishme per informimin mbi Shqiperine dhe shqiptaret, jo vetem ne Evrope e Mesdhe, por edhe me gjere.
Me tej ai theksoi se  Shqiperia eshte nje vend i hapur, ku numri i turisteve rritet nga viti ne vit dhe zhvillimi i turizmit eshte nje prioritet i Qeverise shqiptare e cila ka miratuar Strategjine e Zhvillimit te Turizmit per vitet 2007-2013. Kjo strategji perben nje kombinim te zhvillimit turistik duke promovuar vlerat kulturore, si dhe duke ruajtur vlerat natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqiperia e cila tashme eshte vend anetar i NATO-s dhe ne rrugen e anetaresimit ne Bashkimin Evropian, eshte nje destinacion i kendshem per tu vizituar. Ambasadori Robo u beri thirrje te pranishmeve qe te vizitojne Shqiperine.

Ne fjalen e tij, drejtori editorial i shtepise botuese Alhena Media z. Francisco Bargiela, nder te tjera theksoi se kjo kompani ka korrur sukses shume te madh me guidat turistike te vendeve te ndryshme dhe shprehu sigurine e tij qe pas dy vjetesh, ky liber do te kete nevoje per ribotim, duke theksuar ndryshimet e medha qe po perjeton Shqiperia.

Shto nje koment

Kodi i sigurise
Rifresko

Design by New Media Communications, email:online@newmedia.al, cel:0674017190