Shkodra
Eshtë qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut me një traditë mjaft të pasur kulturore në të gjithë vendin. Ajo është një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një popullsi prej 110 mijë banorësh. Ky qytet gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe mund të kondisederohet si “porta hyrëse” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njera anë dhe një pikë nga ku mund të udhetosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik.
Shkodra është një prej qyteteve më të lashta të Shqipërisë. Ajo është themeluar si qytet në shek IV B.C. duke qenë qendra e fisit ilir të Labeatëve. Gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, ajo u shndrua në kryeqendrën e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë edhe monedhat e para të qytetit. Në vitin 168 BC ajo ra në sundimin romak ndrësa në vitin 1040 në atë serb.
Me rënien e perandorisë serbe, Shkodra u bë një qendër e rëndësishme qytetare. Në shek XIV u kthye në qendrën e principatës feudale të Balshajve. Në vitin 1396 ra nën sundimin Venedikas dhe në 1479 në
Eshtë qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut me një traditë mjaft të pasur kulturore në të gjithë vendin. Ajo është një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një popullsi prej 110.mijë banorësh. Ky qytet gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe mund të kondisederohet si “porta hyrëse” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njera anë dhe një pikë nga ku mund të udhetosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik.
Shkodra është një prej qyteteve më të lashta të Shqipërisë. Ajo është themeluar si qytet në shek IV B.C. duke qenë qendra e fisit ilir të Labeatëve. Gjatë sundimit të mbretit ilir Gent, ajo u shndrua në kryeqendrën e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë edhe monedhat e para të qytetit. Në vitin 168 BC ajo ra në sundimin romak ndrësa në vitin 1040 në atë serb.
Me rënien e perandorisë serbe, Shkodra u bë një qendër e rëndësishme qytetare. Në shek XIV u kthye në qendrën e principatës feudale të Balshajve. Në vitin 1396 ra nën sundimin Venedikas dhe në 1479 në atë Osman. Pushtim i cili u shoqërua me rrënimin e qytetit. Pas një rimëkëmbje në shek XVII Shkodra u kthye në qendrën më të rëndësishme të Shqipërisë së veriut dhe një shekull më vonë u shndërrua në qendrën e Pashallëkut të Shkodrës (1757 - 1831). Në këtë kohë drejtuesit e tij, Bushatllinjtë krijuan një bibliotekë mjaft të pasur.
Shkodra shquhet për tradita të hershme kulturore. Aty është shtypur libri i parë në Shqipëri në 1563 në shtypshkronjën e Shtjefën Shkodranit dhe K. Xanetit. Ajo është vendlindja e humanistëve shqiptare Marin Barletit dhe Mario Biçikemit. Aty u botuan të parat gazeta dhe revista në Shqipëri dhe në vitin 1878 filloi veprimtarinë e para bandë muzikore e vendit. Po kështu aty nisi prodhimi i fotove të para shqiptare nga Pietro Marubi.
Shkodra njihet si vendi i grevës së parë të punëtorëve në Shqipëri në vitin 1901 dhe kremtimi i parë i 1 Majit në 1905. Qyteti ka fillimet e sportit të futbollit me të parin Klub Futbolli të themeluar në vitin 1919. Shkodra ka gjithashtu një traditë të pasur muzikore, pikture dhe letërsie me një plejadë të tërë artistësh dhe shkrimtarësh.
[tab:Kalaja, kishat, Marubi]
Kalaja e Rozafes
Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “si vendi më i forte i Labeatëve” (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës.
Emri Rozafa del në mesjetë. Me ketë emer lidhet legjenda që ka në qendër “mbajtjen e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë por që shembeshin natën. Në hyrje të kalasë ndodhet bazorelievi i Rozafës dhe uji gelqeror që depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës, i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.
Formën e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Balshajve (shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës osmane (shek XVI - XVII) dhe të Bushatllinjve (shek XVIII - XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sip. prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fuqishme ra nën sundimin osman në vitin 1479 .
Objekte të tjera brenda kalasë janë çisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.
Sarda
Rrënojat e qytetit mesjetar gjenden në një ishull të liqenit artificial të Vaut të Dejës i cili është krijuar në vitin 1971. Vetë liqeni ka një sipërfaqe prej 24,7 km2. Sarda gjendet në ishullin e Shurdhahut. Distanca nga qyteti i Shkodrës është 35 km. Këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 - 8 BC. Objektet kryesore për vizitorin i përkasin shek të 11. Këtu ka qenë rezidenca e familjes së rëndësishme feudale shqiptare të Dukagjinasve. Objektet e vizitueshme përbëhen nga muret mbrojtëse të kështjellës, mbetjet e kishës si dhe porta e pallatit të Dukagjinasve. Sarda ndodhet në një vend mjaft piktoresk.
Kalaja e Drishtit
Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën në shek IX. Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si një fortesë bizantine.
Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësinë nga Shkodra. Në vitin 1442 Drishti ra në duart e Venedikut, më pas u morr nga Skëndërbeu dhe më në fund u pushtua nga osmanët në 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.
Ura e Mesit
Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qenë gjithsejt tre ura; Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditët e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, mbasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Cukalit. Ajo është e veçantë në llojin e vet dhe përbën një “monument kulture”. Kjo urë përmendet nga albanologu i shquar austriak Han, në mesin e shek XIX. Ura ka 13 harqe dhe gjatësia e saj është 103 metra.
Kisha e Shirgjit
Ndodhet 20 km larg nga qyteti i Shkodrës, në bregun e majtë të lumit Buna pranë fshatit Obot. Kjo ka qenë një kishë e shekullit të XIII (rreth vitit 1290). Kisha ka stil romantiko - gotik. Sot mbetjet përfaqësohen nga disa fragmente muresh si dhe disa varre murgjërish. Kisha e Shirgit ka qenë mjaft e preferuar nga ana e princërve shqiptar dhe malazes për të kryer ceremonitë e martesave.
Xhamia e Plumbit
Eshtë një monument kulture i qytetit të Shkodrës. Ajo ndodhet mbas kalasë së Rozafës në anën jugore të saj. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet pashë Bushati sipas stilit të xhamisë Blu të Stambollit
Lagjia e Gjuhadolit
Rruga 13 Dhjetori ShkoderShtrihet në qytetin e Shkodrës midis rrugëve “13 Dhjetori” dhe “Branko Kadija”. Eshtë një lagje mjaft interesante me arkitekturë të tipit venecian ku bien në sy dritaret me kangjella. Në këtë rrugë gjenden disa nga ish rezidencat diplomatike të konsullatave të huaja në Shkodër. Në këtë lagje gjendet edhe kisha e Gjuhadolit ku është varrosur Gjergj Fishta, një prej figurave më të rëndësishme të letrave shqipe.
Muzeu Historik i Shkodrës
Muzeu historik ShkoderEshtë çelur në vitin 1947 dhe aktualisht ndodhet në një ndërtese monumentale të shek XIX në rrugën “Oso Kuka”. Si bazë për ndërtimin e këtij muzeu kanë shërbyer koleksionet arkeologjike dhe etnografike të Kuvendit Françeskan dhe Seminarit Jezuit të themeluar nga fundi i shek XIX. Sot muzeu është i konceptuar në disa sektore siç janë ai i arkeologjisë, i historisë dhe ai i etnografisë.
Muzeu ka edhe bibliotekën e tij me një fond relativisht të pasur prej 15.000 titujsh nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Librat më të vjetër i përkasin shek XVII ku mund të përmendim “Doktrinën e Krishterë” të Pjetër Budit. Kjo bibliotekë i mbulon të gjitha fushat e albanologjisë. Sektori i arkeologjisë ka një fond prej 500 objektesh, ndërsa ai i etnografisë ka një fond prej 1.500 objektesh. Në muze ka edhe një koleksion numizmatik.
Fototeka Marubi
Foto MarubiEshtë krijuar në vitin 1970 dhe ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ruhen negativë të fotografive të cilat i përkasin një periudhe 150 vjeçare. Ndër to gjendet edhe negativi i parë i fotografisë shqiptare, i realizuar nga Pietro Marubi. Fototeka ruan një fond prej 500 mijë negativash. Këto janë realizuar në radhë të parë nga familja Marubi(Pietro, Kel dhe Gege Marubi), por edhe nga autorë të tjerë si Zhan Pici, Jakova, Rraboshta dhe Nenshati
[tab:Liqenet, Vermoshi, Razma]
Liqeni i Shkodres
Eshtë liqeni më i madh i krejt gadishullit ballkanik. Ai ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 368 km 2, nga të cilat Republikës së Shqipërisë i përkasin 149 km 2 me një vijë liqenore prej 57 km .
Një legjendë interesante shpjegon krijim e liqenit. Sipas të cilës aty ndodhej një vijë uji që ushqehej nga një krua. Një mbrëmje një nuse ndërsa po mbushte ujë në krua i vjen lajmi se i shoqi ishte kthyer nga kurbeti. Nga gëzimi ajo u largua më të shpejtë duke harruar hapur grykën e kroit. Uji rrodhi gjatë gjithë natës dhe të nesërmen u krijua liqeni i Shkodrës.
Brigjet e liqenit janë mjaft atraktive dhe të larmishme. Pjesa veriore e tyre është e ulët e tipit të marsheve, ndërsa pjesa jugore rrëzë malit të Taraboshit është shkëmbore dhe e lartë. Pikërisht këtu ndodhen edhe dy pikat më të rëndësishme turistike që janë Shiroka dhe Zogaj. Në krahun verior të liqenit është i njohur plazhi në lagjen Çulaj pranë Koplikut. Po kështu në të majtë të Koplikut rreth 50 metra larg buzës së liqenit ndodhet burimi i “Syrit të Sheganit”, i cili ka një diametër prej 12 metrash nga ku buron uji i ftohtë. Kjo është një pikë interesante për të apasionuarit e zhyjteve.
Banjat e diellit, të ujit, peshkimi dhe vozitja janë aktivitetet kryesore të liqenit të Shkodrës. Plazhi i Shirokës ka 250 - 260 ditë me diell në vit. Liqeni përfaqëson edhe një eko-sistem mjaft të rëndësishëm natyror. Aty gjenden 281 specie shpendësh, të cilat përbëjnë 87% të shpendëve të Shqipërisë. Aty dimërojnë 24 mijë individë shpendësh ujor, fakt i cili krijon mundësinë e “bird watching”. Në ujrat e liqenit rriten 45 lloje peshqish ku më të rëndësishmit janë krapi, shtojza dhe ngjala.
Parku Kombëtar i Thethit
Ndodhet në një distancë prej 70 km nga qyteti i Shkodrës në zemër të alpeve shqiptare. Parku në fjalë ka një sipërfaqe prej 2.630 hektar dhe shtrihet në një lartësi që varion nga 600 - 2.570 metra mbi nivelin e detit. Bimësia kryesore e parkut përbëhet nga masivet e ahishteve, të cilat zënë 90 % të mbulesës drunore. Këtu gjenden ahe shekullorë që kanë diameter 1 - 1,5 metra.
Bimësia tjetër përbëhet nga panja, frashëri, shkoza dhe rrobulli. Këtu ka një përhapje të shumëllojshme të luleve ku për tu përmendur është Wulfenia e Baldaçit, e cila është bimë endemike e cila rritet vetëm në Theth. Përsa i përket faunës këtu takohen 50 lloje shpendësh, 10 lloje rreptilesh dhe 8 lloje amfibësh. Parku i Thethit përbën habitatin më të populluar në Shqipëri me rrëqebullin (felix lynx), i cili është specie e rrezikuar. Për tu përmendur janë prezenca e shqiponjës së artë, disa lloje qukapikësh, salamandra alpine si dhe një larmi fluturash.
Objekte natyrore atraktive në parkun e Thethit janë ujëvara e Grunasit 25 - 30 metra e lartë. Pranë të cilës ndodhet shpella e “Birrëve me rrathë” e cila është e pasur me galeri, stalagtide e stalagmite. Shpellë tjetër me interes për tu vizituar është shpella e Arapit. Mjaft interesante janë burimet e ujit të Okolit prej të cilave fillon përroi i Thethit, ku rritet trofta e mermerte.
Pranë Ndërlyses ndodhet një tjetër ujëvarë iteresante. Këto burime gjenden në një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit. Zona ka mjaft rreshje dëbore të cilat krijojnë një shtresë të qëndrueshme për 150 ditë në vit. Aktivitetet kryesore që zhvillohen ne Theth janë hiking, ngjitjet malore, eksplorimin e shpellave, lundrimin me kajake, peshkimin malor, sportet dimërore dhe biçikletat malore. Turi i këtyre të fundit mund të kryhet nga Kopliku në Theth, si dhe nga Thethi nëpër luginën e Shalës.
Këtu është i zhvilluar akomodimi në shtëpitë karakteristike të zonës, të cilat janë shtëpi guri me çati të tipit alpin. Parku i Thethit bën pjesë në projektin e “Parkut të Paqes” që përfshin një territor midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.
Razma
Alpet shqiptare ne sfondEshtë një prej pikave turistike malore më të frekuentuara nga qyteti i Shkodrës. Razma është një pikë klimaterike malore vetëm 41 km larg nga qyteti i Shkodrës. Ajo ndodhet mbi disa kodra morenike rrëzë malit të Veleçikut 1.725 metra i lartë. Zona është e rrethuar me pyje pishe dhe mënshteke. Ajo nuk bllokohet nga dëbora ndaj mbetet e vizitueshme gjatë gjithë vitit. Këtu ofrohet akomodim në dhoma me qera, ndërsa aktivitetet kryesore janë sportet dimrore, eksursionet, ngjitjet etj.
Vermoshi
Ndodhet në një distancë prej 95 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe pikërisht në ekstremin me verior të Republikës së Shqipërisë. Kjo zonë quhet krahina e Kelmendit. Ky emërtim vjen nga fjala latine “Clemens” që do të thotë i urtë, i thjeshtë, i mirë. Mbasi përshkohet një rrugë dramtatike dhe spektakolare nga Shkodra në Vermosh, ky i fundit ngrihet në një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit në një lartësi prej 1.100 metrash.
Në dy anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe te veshura me bimësi. Si një pikë alpine Vermoshi shquhet për shtresën e deborës që zgjat deri në afro 100 ditë në vit. Zona ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, trekking nëpër luginat e thella alpine, speleologji, gjuetinë e troftës etj.
- Badlands, pejsazh kodrash te rrubullakta dhe lendinash me bar
- Bregdeti shqiptar, aty ku pushohet shqip
- Cmimet e lira ne Shqiperi, joshin pushuesit e huaj
- Stolite e grave ne Muzeun Kombetar
- Ngjyrat e Tiranes ne guiden spanjolle
- Keshtjella e Porto Palermos, nje muze per Ali Pashe Tepelenen
- Falimentimi i Goldtrail braktis 16 mije britanike ne Turqi dhe Greqi
- Grand Titon, pejsazh mahnites, me male magjepsese dhe faune te pasura
- Prezantohet ne Madrid guida e pare per Shqiperine
- Shqiperia me bregdet te mrekullueshem dhe cmime te perballueshme
Shenjat qe ju ndihmojne nese bashkeshorti ju tradhton
Asnje lidhje nuk eshte e mbrojtur ndaj pabesise. Njolla buzekuqi ne kollaren e tij ose nje sms i cuditshem, nuk jane shenjat e vetme te ...- Dieta gjatë shtatëzanisë
- Dielli ul aktivitetin magnetik
- Astronomi, zbulohet planeti qe nuk ekziston
- Në rrugë me mbishkrimin: Kam tradhtuar gruan!
- SHBA, nis eksperimenti per ilacin e jetegjatesise
- SHBA, prova e ADN-se e liron pas 20 vjetesh
- Makine e ndertuar me fruta-perime?
- Vajza qe shkruan 14.000 SMS në muaj
- LG hedh ne treg “Islamic Phone”
- Moda Obama mberrin ne Shqiperi
- Eurovizion 2010 – Votoni Online per artisten tone, Juliana Pasha (26)
- Jahti me luksoz ne bote - "Ishulli lundrues" (25)
- Mister - Guri gjigand, ne ajer per 30 minuta cdo vit (15)
- 15 fotot me te bukura te vitit 2009 nga National Geographic (10)
- Gjermani, nje cift ben seks ne mes te rruges (9)
- Dieta 3 Ditore (7)
- Pamje mahnitese nga vullkanet me aktive ne bote (7)
- Big Brother - Enxhi dhe Jetmiri ne banjo larg telekamerave (6)
- Seldi dhe Domi ndahen per shkak te shijeve seksuale te Seldit (6)
- Seldi tregon ne media te verteten e ndarjes me Domin (6)




del.icio.us
Digg

Publikoni komentin tuaj